Home KRYESORE “FALEMINDERIT” DHE LAMTUMIRE SHENDETESI SOCIALISTE!

“FALEMINDERIT” DHE LAMTUMIRE SHENDETESI SOCIALISTE!

Nga Tritan Shehu
Me fillimin e ketij viti filloi te implementohet dhe buxheti i fundit socialist ne Shqiperi, ku midis te tjerave eshte dhe ai per sistemin tone shendetesor. E theksoj qe eshte i fundit per faktin e thjeshte qe edhe ne rastin e realizimit te zgjedhjeve ne kohe normale, viti 2017 do te jete vit elektoral me ndryshimet politike te pritshme  reth qershorit te tij. Pra nuk mund te kete nje buxhet vizionar afat gjate ne ate, por vecse disa rregullime elektorale te tij. Ne fakt te tre buxhetet e qeverisjes socialiste nuk dallohen per politika vizionare ndaj sistemit shendetesor, nuk kane asnje karakteristike per “pika” kthese ne financimin e tij, nuk kane arritur t’i japin asnje input pozitiv sistemit. Ne kete tabllo eshte e  rendesishme te theksohet se ata jane shume larg premtimeve elektorale te tyre te 2013-tes, duke mos pasur asnje element real e konkret te asaj qe socialistet e paraqiten si platformen e “shendetesise falas”. Akoma me keq, duke mos u ndare dot nga ai spekullim iluziv marksist, ngelen per tre vite peng i tij, pa qene te afte keshtu per te realizuar ato ndryshime te thella pozitive, qe realisht i duheshin sistemit tone shendetesor  jo vetem sot, por edhe me 2013. Ne fakt ata u zvarrisen ne keto 3 vite pa ide zhvilluese, pa rritur qofte dhe minimalisht te ardhurat per shendetesine, pa qene te afte te mobilizojne solidaritetin qytetar per ate, duke e lene sistemin shendetesor edhe ne fund te mandatit te tyre qeverises ne varferi te thelle, te fundit ne Europe ( dy here me te ulet se Maqedonia) per nivelin e financimit, pra edhe te cilesise se sherbimit qe i ofrohet popullesise. Po te permend ketu edhe keq perdorimin e burimeve te pakta financiare ekzistuese vecanerisht nepermjet disa mega projekte pa rentabilitet, centralizimin ekstrem te krijuar etj, situata behet  me e erret, shume me e erret!
  Buxheti i trete socialist i shendetesise ne linjat e vlerat e tij te pergjitheshme eshte po ai i fillimit te vitit 2013. Jemi te 2,8% e GDP duke llogaritur ketu edhe 24%-shin e tij qe vjen nga kontributet direkte (te cilat te majtet kishin premtuar qe do t’i zeronin). Aktualisht jemi, ashtu sic kemi qene, te shpenzimet  nga buxheti prej reth 90 $ per capitas (qe sipas maxhorances do perbenin shendetesine falas), ato nga kontributet direkte reth 30 $ si dhe ato nga pagesat (out pocket) e popullesise prej reth 110 $ per fryme, me nje total prej reth 230 $ per fryme ne vit. Pra vetem reth 40 % e shpenzimeve vijne nga buxheti dmth nga taksimi i pergjitheshem (ajo qe e majta ne menyre spekullative quajti falas). Ne kete situate, pyetja ime qe vjen mbas kesaj llogarie te thjeshte eshte: Mos valle kjo ishte shendetesia “falas” e tyre? Nqs me pergjigjen “po”, une do ta percaktoja kete si nje iluzion ne koncept dhe si nje realitet per te percaktuar vecse  “varferine falas” te sitemin tone shendetesor. Ne cdo analize ashtu sic flasin dhe numrat, nuk ka asnje shendetesi “falas”, ka nje shendetesi ne mizerje, ku dominojne paradoksalisht pagesat e popullesise, pa asnje impuls pozitiv per tu financuar me mire, pikerisht sepse sistemi eshte paralizuar e qendron si nje kenete e bllokuar nga ai premtim i mbrapshte elektoral i majte. Per hir te se vertetes, por jo me kenaqesi, une desheroj te rikujtoj ketu se kete paralajmerim e kam bere qartesisht qe gjate debatit te pare elektoral me koleget e majte, kur ata artikuluan ate perkufizim, duke u thene qartesisht atyre  se nuk do te mundnin te prishin sistemin e kontributeve direkte (sic deklaruan), porse vecse keshtu do ta mbanin peng e ne agoni sistemin,  pa asnje shprese, jo vetem pa mundur te korregjonin problemet e trasheguara, perkundrazi duke i thelluar ato. Edhe fatkeqesisht, ne te vertete keshtu ndodhi.
Ne kete menyre sot shumica e kuptojne dhe e  pranojne se eksperienca e ketyre tre viteve per zhvillimin e sistemit tone shendetesor nen sloganin “shendetesi falas” ishte ne te vertete nje falimentim jo falas, por me nje cmim te larte per zhvillimin e sistemi tone shendetesor. Kete nuk e them se finacimet ne shendetesi ishin me te larta me 2013, jemi pothuaj ne te njejtat vlera, e them se duke u zvarritur mbas nje fantazme e genjeshter te ideologjise se kaluar humbem edhe se paku tre vite te tjera. Dhe te ngelesh ne vend sot per tre vite, do te thote ne te vertete te largohesh nga vendet e tjera se paku me 6 vite. Te tjeret ecin, zhvillohen, sitemi shendetesor, metodat para ndaluese e mjekuese progredojne cdo dite, shpenzimet per shendetesine jane ne rritje te vazhdueshme. Nqs nuk i ndjek keto zhvillime…fundosesh?!
Megjithate duke analizuar ate se cfare ndodhi, reagimin e opinionit publik, medias, qytetareve, pacienteve ndaj sistemit tone shendetesor, ndaj realitetit te tij, une gjej dhe anen “pozitive” te kesaj eksperience socialiste. “Pozitivja” eshte ne faktin e thjeshte se tashme besoj se askush nuk do te flase me per “shendetesi falas” ne vendin tone. Ose me mire edhe nqs te majtet tane do te vazhdojne me kete dogme, askush nuk do ta besoje me ate, ndryshe nga sa fatkeqesisht ndodhi me 2013-ten. Prandaj desheroj te  “falenderoj” te majten shqiptare, qe me premtimet e tyre elektorale e me tej me eksperiencen e pa evitueshme negative ne zbatim te tyre, se paku kontribuan ne dicka, ne “varrosjen” e konceptit komunist per shendetesine, te iluzionit “shendetesi falas”. Dhe ketu ka nje te vertete te madhe.  Ne kerkimet shkencore edhe rezultatet negative jane disa here te rendesishme. Kjo sepse se paku bindesh per pa frytshmerine e nje ideje, projekti apo rrugetimi. Shpesh kjo ndodh me vonese, por sic thuhet “me mire vone se kurre”! Megjithate mos te harrojme dicka, se keshtu gjithmone paguhet nje cmim, dhe ne e paguam tashme  ate!
 Pikerisht per kete arresye te madhe duke i thene “faleminderit “ kolegeve te majte per kete eksperiment te deshtuar,  nuk mund te ngelim vetem ketu, ndryshe nuk do te kishte kuptim, do te tregonim se nuk kemi kuptuar akoma asgje, as nga ecuria negative konkrete e realizuar per tre vite ne shendetsisne shqiptare, e pesuar kjo mbi “lekuren” e pacienteve e qytetareve tane. Pra detyrimisht shprehja e mesiperme duhet plotesuar me fjalen “lamtumire”, lamtumire shendetesi socialiste, lamtumire shendetesi “falas”. Dhe kjo permbledh te verteten dhe domosdoshmerine e madhe per ate qe duhet te bejme neser se bashku.
Sot sistemi shendetesor eshte ai me i kushtueshmi per shoqerite e zhviluara, perfshin vlerat me te larta te GDP te atyre vendeve ndaj sektoreve te tjere, ka nivelet me te larta te kontributeve direkte te popullesise qe arrijne shifrat 15% pikerisht ne ato vende ku realisht ka nje sistem shendetesor modern, te pajtueshem me kerkesat e kohes, per nje popullesi ku jeta dhe individi kane ate vlere qe u takon te kene. Pra thjesht tashti qe ne po i themi “lamtumire” perfundimisht ketij koncepti  fatal per financimin e sistemit shendetesor, duke i thene “faleminderit” te majtes per kete impostim deshtak qe realizoi, por qe i bindi katerciperisht edhe me miopet ne absurditetin e demet e tij, eshte momenti me i mire per te qene transparent e te sinqerte me popullesine, me qytetaret tane. Dhe kete mund ta bejme vecse duke rikonfirmuar me ze te larte  te verteten e madhe se nje sistem i vertete shendetesor ne nje vend ku njeriu ka vlere, kushton, ne te vertete kushton shume. Pra per ta pasur e shfrytezuar te tille duhet kontribuar financiarisht per ate ( falas nuk ka asgje), me te gjitha menyrat e larmishmerine e sigurimit te te ardhurave te domosdoshme per ate, qofte kjo nepermjet buxhetit  pra taksave qe paguhen,  qofte nepermjet pagesave direkte (qe ne parim duhen minimizuar), projekteve nderkombetare etj.etj.  Por gjithmone duke forcuar e shtuar peshen specifike te komponentit me te rendesishem jo thjesht dhe vetem per anen finaciare te tij, te kontributeve direkte te popullesise nepermejt sistemit sigurativ. Jane keto te fundit rezerva e madhe e reale e rritjes se te ardhurave per shendetesine vecanerisht sot, jane forma e financimit me transparente, me detyruese per qeverite qe te permiresojne sistemet shendetesore, forma e vetme qe siguron autonomi te sistemit e mos tjetersim te kapaciteteve financiare. Gjithashtu kjo eshte forma e finacimit  me sociale ku solidariteti qytetar i atyre qe mund te kontribuojne merr konture konkrete e reale ndaj mbeshtetjes per shtresat ne nevoje e ne terresi ndaj shoqerise. Me dy fjale eshte kjo menyre financimi,  forma me e qarte ku e verteta duke zene vendin qe i takon, largon perfundimisht  genjeshtren per nje sitem shendetesor “falas”.
Pra tashme ne fund te ketij shkrimi une desheroj  t’i them dhe nje here “faleminderit “ kolegeve socialiste, qe me deshtimin e tyre ne financimin e sistemit tone shendetesor, pavaresisht  demeve te medha qe krijuan, konfirmuan edhe nje here te pa ndryshueshmen e ketij mekanizmi, koston reale e te madhe te tij, por pa harruar te shtoj dhe shprehjen “lamtumire” per teorine e tyre tashme te “vdekur”! Perndryshe do te me duhej te pyesja pa shprese: Quo vadis?!
Share: