Home KRYESORE Familjet mafioze nuk janë më fshatarë të pagdhëndur si “Halkaljt”!

Familjet mafioze nuk janë më fshatarë të pagdhëndur si “Halkaljt”!

AK TAKIM ME QARKUN E TIRANES - Kreshnik Spahiu, duke folur gjate takimit te pare te Aleances Kuq e Zi per qarkun e Tiranes, ne Teatrin e Operas dhe Baletit TKOB.

Nga Kreshnik Spahiu

Viti 2016 ka aguar i zi për shqiptarët. 8 ditë, 8 vrasje, 7 aksidente, 5 plagosje. 15 vite më parë kur qeveriste socialisti Fatos Nano publikuam një dosje me 15 familjet mafioze shqiptare. Publikimi hapi shumë debate dhe kritika mes analistëve.

Të dhënat e një shërbimi inteligjent perëndimor të cilat u pasqyruan në media prej nesh, hidhnin dritë mbi themelimin e strukturave të familjeve mafioze të ngritura mbi parimet e pastrimit të parave dhe lidhjeve fisnore me politikën e qeverisë dhe opozitës së atëhershme.

Shumë nga këto familje përbënin krahun e armatosur të disa qarqeve politike të cilat me kalimin e kohës u “shkolluan” dhe “diplomuan” në kioskat universitare.

Atëhere familja më e madhe mafioze e kishte epiqendrën në Tropojë dhe kishte kryer mbi 54 vrasje përfshirë dhe liderin e opozitës Azem Hajdarin.

Padrino i familjes Haklaj ishte, Fatmiri vëllai i madh i fisit Haklaj që mbante edhe postin e drejtorit të policisë së Tropojës dhe kishte ekzekutuar me dorën e tij disa persona; por kishte përfshirë në bandë persona në gjini dhe farefis. Kunati i tij, Feriz Kërnaja kishte kaluar burgun në një qeli me ish-Kryeministrin Nano.

Disa banda të tjera që u formësuan si familje mafioze dhe u bënë sponsor të fushatave elektorale, por tre prej tyre e bazuan biznesin mbi sektorin e ndërtimit duke u mbështetur te ish-kryetari Bashkisë Edi Rama.

Disa herë ish-ambasadori amerikan James Jefry i kishte tërhequr vëmendjen Edi Ramës per lidhjet e papranueshme me krimin e organizuar dhe vrasës të rrezikshëm në kryeqytet.

Viti i ri hyri me bilanc lufte.

Brenda 8 ditësh të vitit kalendarik 2016 janë regjistruar 15 viktima nga krimi. 8 nga vrasjet dhe 7 nga aksidentet. Mesatarja një vrasje në ditë kaloj rekordin e Afganistanit dhe Irakut të cilat relativisht me numrin e popullsisë kanë një mesatare 1 vrasje në tre ditë por kanë një popullsi disa herë më të madhe se Shqipëria.

Policia, Qeveria, opozita dhe media heshtën dje dhe s’guxuan të transmetojnë jo emrat e 30 të ndaluarve por as të deklaronin më pas lirimin e tyre. Kodi i heshtjes pllakosi gjithë ekranet dhe faqet e gazetave në mëngjes, apo portalet online.

Nuk ishte frikë, nuk ishte harresë, nuk ishte neglizhencë. Thjesht shteti janë ata. Familjet mafioze nuk janë më fshatarë të pagdhëndur si “Halkaljt” që vetëm vrisnin dhe shëtisnin me kallashnikov në qytet.

Share: