Home KRYESORE Fokus mbi politiken shqiptare ne Maqedoni

Fokus mbi politiken shqiptare ne Maqedoni

Nga Afrim Krasniqi

Shqiptarët në Maqedoni po reflektojnë të njëjtën sëmundje të shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Ulqin dhe Preshevë, – shumë parti, pak liderë politikë dhe rënie të cilësisë reale të përfaqësimit. BDI me problemet në funksionimin ekzekutiv të saj ka krijuar hapësira të cilat do duheshin të merreshin nga PDSH nëse alternativa do të kishte forcë morale dhe potencial ndryshimi. Siç duket, rënia e BDI ka zënë edhe PDSH poshtë ndaj edhe janë krijuar hapësira boshe ku kërkojnë të lëvizin aktorë të rinj politikë. Unë jam pro pasurimit të listës konkurruese nëse vërtetë janë alternativa të tilla dhe nëse janë më të mira sesa ato që kemi. Fragmentarizmi dëmton, i lejon palës maqedonase të përzgjedhë partnerë për në qeveri, por edhe i detyron partitë e mëdha shqiptare, si BDI e PDSH të ndryshojnë, të reformohen, të bëhen më atraktive dhe më përfaqësuese. Shqetësimi për parti që kanë prapavijë ekstremiste fetare është madhor, është serioz, dhe nëse vërtetë krijohen identitete të tilla dhe ia dalin të përfaqësojnë një pjesë të shqiptarëve, atëherë do të kemi të bëjmë me një lajm negativ afatgjatë për shqiptarët. Kombi më pro perëndimor në rajon nuk mund të bëhet për asnjë arsye vatër e ekstremistëve kundër vlerave dhe parimeve perëndimore të demokracisë, shtetit dhe shoqërisë.

Intervista e plote dhene agjensise Zhurnal ne Maqedoni, mbi gjendjen e shqiptareve ne Maqedoni, krizen e fundit politike, sfidat dhe pritshmerite, gjendet e plote ne adresen e meposhtme. Natyrisht, titulli i intervistes nuk eshte zgjedhje e redaksise, dhe meqenese shpesh lexuesit e botes shqiptare jane me te prirur te lexojne titujt sesa permbajtjen, lutja ime per miqte dhe te interesuarit eshte qe te bejne te kunderten!

http://www.zhurnal.mk/content/?id=16124162388

Share: