Duket se kohet e vështira detyrojnë shoqerite te shohin ne te shkuraren. Tashme po disktohet publikisht per Karl Marksin dhe vepren e tij qe duhet rivlerësuar. Po keshtu edhe nga krahu tjeter ndodh e njejta gje! Për herë të parë që nga vdekja e Hitlerit, Gjermania ri-botoi manifestin politik të udhëheqësit nazist “Mein Kampf” ne shqip “Lufta ime” që doli në qarkullim në Mynih. Botimi, është shoqëruar me shënime shpjeguese dhe u parapri nga një debat i nxehtë publik nëse teksti i këtij libri është një fushatë e neveritshme raciste apo një mjet i dobishëm edukativ. Duhet thëne se të drejtat e autorit për tekstin që Hitleri e shkroi nga viti 1924 në 1926 dhe që u ndalua nga aleatët në fund të Luftës së Dytë Botërore, skaduan pas 70 vjetësh në fund të vitit 2015, duke i hapur rrugën një botimi me paragrafë shpjegues dhe rreth 3 mijë e 500 shënime, raporton Voice of America, VOA. Sot, teksti me 2 mijë faqe dhe dy vëllime doli në shitje pasi tre vjet punë nga akademikët në Institutin e Mynihut për Histori Bashkëkohore.