Sipas policisë Ervin Braho tentoi t’i jepte 500 mijë lekë gjyqtares Selvie Gjonçaj, e cila prej dy vitesh po gjykonte një çështje në ngarkim të tij.
Media shkruan se Prokuroria është njoftuar nga vetë gjyqtarja dhe hetuesit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale zarfin me lekë në zyrën e gjyqtares si dhe kamerat e sigurisë ku shihet që hyn e del nga Gjykata 35-vjeçari Braho.
Ky i fundit mësohet se është një biznesmen në sektorin e tregtisë së hekurit dhe gjithashtu bashkë-ortak në ndërtimin e një hidrocentrali.
Për çështjen e hidrocentrlit Braho ka paditur për dëmshpërblim Ministrinë e Ekonomisë, me pretendimin se ministria ka prishur kontratën në mënyrë të njëanshme. Kjo çështje ishte dhe është në dorë të vendimit te gjyqtares Gjonçaj.