Home KRYESORE Imagjinata e shkrimtarit dhe imagjinata e shtetit…

Imagjinata e shkrimtarit dhe imagjinata e shtetit…

Nga Entela Kasi

Mbetur në këtë sfond, hedhur aty në tavolinat e bisedimeve të superfuqive të ftohta ndërkaq Shqipëria është mbyllur në bunkerin e vet ku vret përditë vetveten, dhe asgjëson gjithçka. Humbësi i madh është edhe atdheu i Ismailit, dhe padyshim edhe Shqipëria që rrudhet prej të gjitha drejtimeve nga sallonet e diplomacisë, kancelaritë e superfuqive, dhe mbyllet deri në super-pushtet diktatorial e izoluar në zemër të Evropës së kombeve.

Mbetur në këtë trekëndësh të Evropës Juglindore, në këtë Bermude gjeo-politike, të superfuqive- fqinjëve dhe vetvetes, Shqipëria ka mbetur aty me rrezikun e shuarjes së madhe.

Bota dhe ne kur i jemi kthyer leximit të veprave të Kadaresë , kemi lexuar jo vetëm historinë e papërfunduar të gadishullit por edhe historinë e Shqipërisë diktatoriale ”˜të shekullit të lirisë’, epokës që shënjon fundin Luftës së dytë, ndërkohë që një rend po aq i rrezikshëm, totalitarizmi represiv vendoset në Evropën lindore dhe Shqipëria zyrtare nis e kryen krime mbi kulturën kombëtare e sidomos në letërsi, ku raca e shkrimtarëve fillon e rrallohet duke u asgjësuar, mohuar, ndaluar, vrarë, ose akoma më keq duke u asimiluar prej doktrinës së imponuar në korniza të reja, të ngurta, të këtij rendi artificial të shpikur.

Ky mjedis bëhet kumti paralajmërues i gjëmës. Kjo Shqipëri e ngurtësuar si një ndërtim artificial nga gjeopolitika, në ekzistencën e saj po i përmbyste edhe paraardhësit e një qytetërimi tashmë të humbur në Ballkanin e shekullit të XX, që për Evropën do të shënjohej nga koha si Age of Liberation .

Absolutizmi politik bëhet rend dhe sistem më vete, ndërkohë që shqiptarët dhe tërësia territoriale ndahet në kufij me vetveten. Pikërisht kjo Shqipëri siberike shndërrohet kështu në shtratin dhe bazamentin e psikikës, ku rrjedh lënda e krijimit, përmes procesit sa mistik po dhe aq të pashpjegueshëm nga shkencat.

Të shkruarit si proces, të krijuarit e letërsisë i takon një tjetër ligjësie. Poradeci do ta quante ”˜krisje’ ”“ një komunikim me qiellin, ndërsa vetë Kadare do ti afrohej kësaj ”˜krisjes lasgushiane’ me qasjen e një inteligjence të mbi normalen, me intelektin e gjenisë, për të tejkaluar gjithçka, madje edhe vetë sistemin e atdheut burg të shkrimtarëve të gjuhës shqipe.

Kadare ka një vetëdije të fortë dhe të kthjellët, ai pa pasurinë e talentit të njeriut që ka kontroll mbi veten, është diplomat dhe politikan, është i distancuar nga orientalizmi, është racional në menaxhimin e energjive të tij, dhe ia ka dalë!

Gjenia nuk e njeh kohësinë. Inteligjenca e gjenisë është mbi normalen. Qenia e gjenisë e pajisur me dhuratën e talentit, shqisën e lartë e të rrallë e mbushur me intelekt, me kujtesë të përbotshme të historisë së qytetërimeve para-antike, duke poseduar aftësinë për ta drejtuar imagjinatën në shkallën më të epërme, ka mundur të shmangë pengesat këto ”˜maniera’ të sistemit dhe sistemeve, të cilat kishin fuqi poseduese të kontrollit absolut të rendit, dhe kupolave.

Share: