Home KRYESORE Ja si pushtohet parkimi publik ne Tirane

Ja si pushtohet parkimi publik ne Tirane

Nga Mentor Kikia

Nese parkon ne vendin e caktuar, pra brenda vijave te verdha, por goma e makines te del pak jashte tyre, policet vrapojne te te lene fleten e gjobes ne xham. Natyrisht, ky eshte rregulli, duhet ta respektojme. Por nje neri, I jep te drejte vetes te pushtoje cdo dite, gjate 24 oreve te pakten 7 vende parkimi, permes ketyre bicikletave rrangalla. Dhe mire ben se policia nuk e shikon kete. Per te kjo nuk quhet shkelje. Asnje lloj policie, as ajo e bashkise, as ajo rrugore. E rendit jo e jo se ska pune. Nese ndonje lloj policie, ndoshta ajo pyjore do ta dije ku eshte ky vend, e ka tek rruga e Dibres, pak pa shkuar tek Medreseja.

PS: ngjitur ketij vendi ku dikush ka dale pronar I rruges, nje tjeter ka pushtuar nje shesh dhe e shet parkingun 2000 leket(te vjetra) si ora ashtu dhe nata. Ju ftoj ta shperndani kete shqetesim, pasi ky nuk eshte I vetmi, pasi rruget e Tiranes vazhojne te pushtohen nga arka birre, vazo lulesh, madje disa lokale ne vend te sendeve lene ndonje hallexhi qe e paguajnne 3000 leke(te vjetra) dita ne vend te arkes.

Share: