Home KRYESORE Jam kundër mitizimit, por edhe kundër falsifikimit

Jam kundër mitizimit, por edhe kundër falsifikimit

Nga Sali Bytyqi

Rexhep Qosja këtë vit mbush plot 80 vjet.  Një njeri që ka jetuar 80 vjet është e pamundur të mos ketë bërë ndonjë gabim. Pastaj kur merren parasysh rrethanat nëpër të cilat ka kaluar Qosja, ai ka mundur të bëjë jo një, por shumë gabime.

Unë jam kundër mitizimeve, prandaj jam që gabimet, krahas veprave që ka krijuar një personalitet, të qiten në shesh. Kjo vlen edhe për Qosjen. Por ama nuk jam që me anë falsifikimesh t’iu veshim edhe gabime që nuk i kanë bërë, jo vetëm Qosjes, po askujt tjetër.

Pastaj unë këtu nuk dua të luaj rolin e avokatit të Rexhep Qosjes, po të mbroj një njeri nga falsifikimi.

Ti, Xhevat Ukshini, kinse duke u mbështetur në gazetën e përditshme “Rilindja”, të 8 prillit 1981, bile ke shënuar edhe numrin e faqes (3), ke shkruar se Rexhep Qosja i ka dënuar demonstratat e vitit 1981! Unë e mora gazetën, e shfletova faqe për faqe, nga faqja e parë deri tek ajo e fundit, por emri i Rexhep Qosjes nuk gjendet jo në faqen 3, por në asnjë faqe të kësaj gazete!

Ndaj Xhevat, pasi e ke bërë këtë postim, së paku përgjigju në një pyetje: Nëse Rexhep Qosja i dënoi demonstratat e vitit 1981 më 7 prill 1981, përse u shkarkua nga posti i drejtorit të Institutit Albanologjik më 29 IX 1982?! (shih “Rilindja”, e enjte, 30.IX.1982, f. 12)?

sali bytyciPasi i ke hyrë kësaj pune, çoje deri në fund dhe korri rezultatet e saj: të hidhura do të jenë për ty!
Si përfundim, këtë postim e bëj për lexuesit, sepse përndryshe, nuk ia vlen të merresh gjatë me njerëz, të cilët për t’ia arritur një qëllimi të ulët, shkelin çdo etikë!

Fundi fundit, falsifikimi çfarë është, nëse jo zhveshje nga etika?!

Share: