Home KRYESORE Kjo pune nuk zgjidhet as me ketchup as me Checkup…!

Kjo pune nuk zgjidhet as me ketchup as me Checkup…!

Mjeku polemist Petrit Vargu kësaj radhe raporton nje lajm qe rralle here e sjellin ne vëmendje te publikut mediat tona. Vargu raporton per miqtë e tij ne rrjetin social Facebook dhe nepermjet tyre opinion publik per mungesën e Lasix-it ne urgjencën e QSUT-se. Vargu nuk harron te bej ironi me aksionin me publik te kesaj ministrie ne Shendetesi, Checkup-in te cilin per “arsye rimore” e përmend me ketchup-in… Ja cfare shkruan Vargu:

“Te nderuar miq, Ju qaj hallin pasi sot ashtu si dhe dje, ne urgjence nuk ka Lasix dhe nuk kam çfare te bej nese te afermit Tuaj vijne me edema pulmonare. Ju lutem te lajmeroni te afermit Tuaj kardiopate te mos sforcohen ne pune. Nuk kam çfare te bej tjeter perveçse t’Ju lajmeroj. Kjo pune nuk zgjidhet as me mjalte, as me ketchup dhe as me Checkup…”

Share: