Home KRYESORE Kush kërkon të na hipnotizojë me fatalitet!?

Kush kërkon të na hipnotizojë me fatalitet!?

Nga Artan Fuga

Po, po, ideologjia jonë nuk është as marksizmi, as punizmi, as liberali-li-li-zmi, as korrupsionizmi, as sharlatanizmi.

Ideologjia sunduese është fatalizmi.

Lloj shërbëtorësh mbysin opinionin publik se asgjë nuk bëhet dot për ta përmirësuar Shqipërinë, se ligjet e hekurta fatale gjoja pengojnë vullnetmirët, nënshtrohet qytetari jo me dajak, por duke i futur në kokë idenë fatale se çdo ndryshim është i kotë sepse fatalisht nuk ka asnjë mundësi.

Ne jetokemi në botën më të mirë të mundshme!

U përmbytëm? Po nga shiu i madh o burra, çfarë të bëjmë!

Rrumpallë gjithandej? Fajin e ka qeverisja e pardjeshme, duhen shekuj të rregullohen dëmet e kaluara!

Doni demokratizimi? Nuk shikoni sesi bota është në prag të luftës, terrorizëm, edhe koreanët e veriut po na hedhin bomba me hidrogjen, e ju doni zgjidhje!

Mirëqënie? Harrojeni ! Shihni krizën ku ka hyrë Europa, ajo po shkatërrohet dhe ju doni të europianizoheni.

Si? Nuk e dini se kombi meriton qeverinë që ka? Pra, ju keni qeverinë që duhet !

Të papunë, të varfër ? ka gjithandej, edhe në Berlin, Paris e Stamboll!

Eshtë ekonomia o budallenj ! Ligjet e hekurta të ekonomisë. Cfarë të bëjmë!

Komedi tragjike. Problemi është ca i thonë nga ligësia, por ca nga budallalliku.

Fatalizëm gjithandej përhapin.

Ndërkohë që zgjidhjet janë aty, gati, për ta ndryshuar vendin brenda një kohe rekord.

Gënjeshtra !

Share: