Home KRYESORE Lajme nga Katundi Bllok…

Lajme nga Katundi Bllok…

Nga Monika Spahivogli

Ne Katundin Bllok…(upss…ju lodha) kalon sot nje nene me floke te bardha…shume e moshuar! Ndalon mes makinave, ndalon dhe nuk di ku dhe si te ece teksa shiu bie litare.

E ftoj (i lutem) qe te vije te ngrohet pak (me kete ngrohsen time qe ben 5 leka) dhe jam gati t’i jap kepucet e mia qe i bleva me pikturen qe ma bleu Ana por…ajo nuk pranon: do iki te mar pensionin-me thote!

Po mire o nena-i them, hajde ngrohu pak dhe pastaj ik!
Jo-me thote ka rradhe atje….Do vi nje dite tjeter se qenke njeri i mire (njeri i mire une!! Une jam shtrige)!!

Ajo: Ka veshur shapka gome plazhi (me vrima). Eshte tejet e lagur (e thinjur) por, ende ka humor: Nuk e gjen gje gjene e keqe o non!!-me thote. AJO ne fakt eshte e embel (vec e keqe nuk eshte) por, pak e ftohur, pak e vetmuar, pak e hutuar nga mosha….. E ndjek me sy teksa ngaterrohet mes makinave luksoze ne Bllok dhe me vjen te qaj!

Kush e la vetem nonen e shkrete-pyes veten dhe bej vetegjygjesi per te gjitha ata te cileve nuk arrij t’ju pergjigjem ne kohe…

Share: