I nderuar kryeministër,
Po ju shkruaj ju me shpresën se do e lexoni letrën time, por edhe nëse jo dikush tjetër e lexon dhe jua transmeton ne dashtë Zoti.
Jam një 24 vjeçare zoti kryeministër ne lule te rinise sic thonë per ketë moshe kur njeriu ka me shume energji per te punuar, per te bere përpara. Ne një moshe kur studimet tashme kane mbaruar e kur te paturit e një pune nuk është një dëshire, por me tepër nevoje. Nevoje per te pasur te ardhura, nevoje per te bere diçka, nevoje per te investuar aty ku je diplomuar, per ti vene ne zbatim njohuritë qe ke pervetesuar, nevoje per te dale nga shtëpia, per te pasur një arsye per tu zgjuar ne mëngjes.
Me besoni zoti kryeministër përpara se te merrja guximin e tju shkruaja juve jam rropatur ne gjithë Tiranen per te kërkuar një pune. Si një ish studente e shkëlqyer qe isha kur mbarova studimet bachelor e master, pra me rezultate te kënaqshme fillova te kërkoj per një pune natyrisht qe ti përshtatej asaj qe une kisha studiuar. U ndesha me një mur qe as sot e kësaj dite nuk po di si ta kapërcej.
Kudo qe shkoja me prisnin per interviste e me percillnin me nje” do ju kontaktojme “ . E une serish kerkoja. Shpresat veniteshin. Endrrat per te pasur nje pune ne profesion po fikeshin. E mua serish mengjesi me gjente duke kerkuar, aplikuar.
Derisa erdhi nje dite zoti kryeministër kur e kuptova qe ne ate dege ku une kisha shpenzuar vite nga jeta ime duke studiuar, duke ndenjur nete pa gjumë per te studiuar, duke shkëlqyer ne mësime nuk po gjeja asgjë, asnjë pune, asnjë shprese!
Aty po me shembej besimi. Vura ne dyshim veten time, shkollen, cdo gje ne te cilen deri atehere kisha patur besim.
Mu vra ëndrra..
Dhe pastaj zoti kryeministër duke pare se kisha nevoje per pune jo vetëm per te mbuluar shpenzimet e mia por per te dale nga shtëpia, per te marre ajër fillova te kërkoja cte mundja. Duke filluar nga shitëse, operatore çdo gjë qe mund te gjeja.
Nisa serish valën e re te aplikimeve jo me aq dëshire sa herët e tjera por nevoja per te bere diçka s’me linte te qete. Une nuk e kisha menduar kështu jetën, te ardhmen time,nuk mund te isha një njeri parazit .
Ehhh zoti kryeministër edhe shitëse me kërkonin eksperience te cilën une nuk e kisha! Kisha shkollën e larte , kisha dhe masterin, madje kisha bere dhe studimin tim por nuk me hynin ne pune per te qene shitëse!. Duhet te kisha eksperience. Une nuk e kisha sepse une nuk preferova te beja një pune gjate viteve te studimit, gjë per te cilën jam penduar shume, sepse iu përkushtova shkollës, bërjes se te gjithave detyrave te kursit, mos lënien e asnjë ore mësimi.
Nuk me shërbyen as per te punuar shitëse.
Kisha një mangësi e pranoj zoti kryeministër nuk dija shume mire italisht , kuptoja ndopak po jo aq sa per te punuar Call Centre. Duke e ditur ketë mangësi timen nuk kam aplikuar deri me tani per Call Centre, por do ta bej dhe ketë. Ndoshta fati është me mua…
Kam nevoje per shprese zoti kryeministër…
Kam nevoje te besoj …
Kam nevoje te punoj…
Kam nevoje ti bej te gjitha këto per te dale nga gjendja ne te cilën ndodhem, per te luftuar ndjesinë e te mos berit asgjë qe është kaq gërryese sa me ka sfilitur përbrenda.
Marsela Xhafa
Shënim: Ne te redaksisë se Perqasje.com besojmë se radhët e kësaj vajze do ndihen sikur i kane shkruar me qindra vajza te reja dhe djem te rinj te ndodhur ne kushte te njëjta me Marsela Xhafan, ndaj e botuam te plote dhe pa ndërhyrje!