Nga Ylli Dylgjeri
Duke ndjekur median, mësoj një lajm:
Filani eshtë shpallur në kërkim…akuzohet për ryshfet.
Vjen ky lajm, kur Filani pinte kafe dy tavolina përtej nderkohë që në ekran transmetohej dokumentari: Analiza Vjetore e Policisë Shtetit! Bukur. Nuk habitem. Ka edhe më bukur.
Një histori që tregohet në lumin e Vlorës të lë pa mënd fare. Një fshatar ishte kthyer maleve nga emigracioni në greqi bashkë me djalin e afendikoit. E kish mbajtur peng se i jati nuk e kish paguar për punën në greqi. Kushti ishte vënë: do më japësh lekët, t’ët kthej djalin!
E djali, priste babain të paguante. Familja greke kish vënë kujen. Interpoli kish vënë agjentat. Dhe fshati… tregonte histori për pengun, deri sa pengu
u bë “bir” i fshatit.
Një ditë e ftojnë për darkë pengëmarsin. Ftuesi ja bën ftesën familjarisht, duke e porositur: Mos harro të marrësh edhe pengun për darkë! …e kështu mbyllet kjo histori pengu.
Dokumentari analizë me arritjet e vitit në polici vazhdon:Â Jemi më mirë se viti…i mbrapshtë.