Home KRYESORE Mungesa e kohezionit gerryen themelet e shoqerise

Mungesa e kohezionit gerryen themelet e shoqerise

Nga Lisen Bashkurti

Nje nga vlerat me te medha te arritura ne shoqerite demokratike eshte kohezioni I brendshem. Kohezioni nuk eshte as unitet I uniformizuar me imponim perkunder diversitetit dhe as diversitet I mbarsur me diferencime perkunder unitetit. Kohezioni eshte diversitet me unitet apo uniteti ne diversitet.

Bashkimi Evropian ne disa progres-raporte ka bere kritika serioze te perseritura per mungesen e kohezionit politik, ekonomik e social ne Shqiperi. Pavaresisht ketyre kritikave dhe rekomandimeve, serish ne vendin tone diferencat e thella vijojne te gerryejne kohezionin e brendshem. Mungesat me te thella te kohezionit verehen ne keto aspekte:

1. Mungesa e ekzistences dhe e funksionimit te kohabitacionit te sistemit qeverises ne dy nivelet e tij. Ky problem nuk linde si krize sistemike, pasi ne Evrope dhe ShBA sistemi qeverises eshte me me shume se dy nivele, por ne Shqiperi eshte krize e qeverisjes tradicionale hierarkike dhe krize politike partikulare.

2. Mungesa e nje strategjie politikash buxhetore e zhvillimore ne rrafshin dioptrik, pra ne shtrirje gjeografike mbare kombetare. Prodhimi I Brendshem Bruto I realizuar nga mbare shoqeria u rikthehet ne politikat buxhetore ne menyre shume te diferencuar rajoneve te vendit. Krahasimi I shperndarjes buxhetore ne keto 25 vjet ne tranzicion midis rajoneve, per shembull, te Tiranes, Beratit, Kukesit dhe Dibres deshmon per diskriminime te thella zhvillimore, qe kane krijuar vija te thella ne treguesit ekonomik e social ne shkalle vendi.

3. Mungesa e participimit aktiv dhe permanent te te gjithe aktoreve jo shtetetor ne formulimin dhe zbatimin e strategjive zhvillimore politike, ekonomike e sociale. Nder keto faktore jane shoqeria civile, OJF, organizatat profesionale, sindikatat, dhomat e tregetise dhe ato prodhuese, subjektet private dhe sipermarrjet. Pa kete participim te aktoreve jo shtetetor ne formulimin dhe zbatimin e strategjive zhvillimore mbare kombetare nuk do te mund te krijojme kohezion brenda shoqerise

4. Mungesa e zhvillimit te shtresimeve sociale ne nivelin e mesem ne mbare vendin e sidomos ne zonat nen-urbane, rurale dhe periferike. Kjo situate ka krijuar ne tranzicionin 25 vjecar nje vakuum social, qe krijon mjedis te destabilizimi permanent.

Konkluzion

Pa arritur nje kohezion te brendshem shoqeria shqiptare kercenohet ne menyre te vazhdueshme nga kriza ciklike, te cilat ne kulmet e tyre marrin permasa perplasjesh te brendshme politike, trazirash sociale dhe valesh te dhimshme emigrative.

Share: