Nga Ylli Dylgjeri
Ka qënë viti 2004, kur një gazetë e përditshme boton një “përgjim” të bashkëbisedimit të kryeministrit të kohës Nano, me Kryetarin e Gjykates se Lartë Abdiu në një kafe në Tiranë. Fjalën “përgjim” po e vë në thojza, sepse faktet e mëvonshme treguan se ishte një stisje, ose prodhim fallco në tavolinë, i gazetarëve partizanë të opozitës së kohës, për të diskretituar Kryeministrin Nano.
Për të mos e zgjatur, ky përgjim bisede u vertetua shumë shpejt që nuk ishte i vërtetë, dhe as prodhim shërbimesh inteligjente, vetëm nga një fakt i thjeshtë:z.Nano, ditën që pretendohej se i ishin vënë përgjuesit në një tavolinë të hotel Rogner-it, nuk ndodhej në shqipëri. Ndodhej jashtë vendit, në një vizitë pune.
Këtë lajm vizite e kish botuar edhe vetë gazeta akuzuese, që publikonte përgjimin vite më pas. Ky fakt e bëri akoma më qesharake akuzën për bisedën që komentohej me zhurmë nga mbarë opinioni e shtypi i kohës. Por ngjarja nuk mbaron këtu. Ligji i kohës nuk lejonte të përgjoheshin titullarët e lartë të shtetit me imunitet, etj etj.
Për të verifikuar zbatimin e tij, Kryeministri Nano nxori një Urdhër kontrolli. Për verifikimin dhe zbatimin e ligjit në institucionet e rendit dhe inteligjencës u ngrit një grup pune për të verifikuar dokumentacionin e administruar.
Kontrolli, gjatë punës, gjeti në arshivë një dokument përgjimi. Zbardhja e një bisede te një ministri, me një subjekt që interesohej për marjen e një liçence. Përgjimi i subjektit nuk ishte nderprerë kur në linjë kish hyrë Ministri.
Materiali i zbardhur ishte arshivuar pa u asgjesuar. Në përfundim, titullari i institucionit sipas ligjit, shkarkoi nga detyra punonjësin e sherbimit që kish arshivuar përgjimin, dhe nuk e kishte asgjësuar materialin përgjues qe cenonte ministrin. Nuk ishte zbatuar proçedura ligjore.