Mbrëmë në selinë e Partisë Socialiste, janë parë të hynë një nga një ministrat e kabinetin qeveritar të kësaj partie dhe pas tyre Gramoz Ruçi e Taulant Balla. Thuhet qe mbledhja ishte thirrur me urgjencë nga kryeministri Rama në selinë e PS, ka qenë e papritur për pjesmarrësit.
Duket se kryeminidtri Rama ka zbrazur një lumë kritikash e sharjesh për ministrat aty dhe per me teper me tone të rënda e plotr nervozizëm të dukshëm dhe duke ngritur zërin në maksimum.
Duket se pas kësaj sjellje të re të Ramës (deri dje mbronte në vetmohim punën e ministrave dhe rezultatet e tyre sa herë që pyetej për ndryshime), qëndron presioni i Ilir Metës për të ribërë qeverinë PS – LSI. Â Pyetja qe shtrihet eshte nese Rama do te levize ose jo, Â dy- tre ministra të veçantë që Ilir Meta i kërkon si “kurban” nga Rama.
Edi Rama mesa duket e ka pranuar këtë kompromis me Ilir Metën dhe ditet ne vijim do tregojne nese kryeninistri po shfaq pakënaqësi me vartësit e tij thjesht per te plotesuar kerkesen e aleatit te tij që tregon ne vazhdimesi zotesine e tij prej politikani e cila me sa duket i mungon kryeministrit Rama.