Home KRYESORE Në burg bastardët! Rrugët s’mund të rrojnë më pak se këpucët!

Në burg bastardët! Rrugët s’mund të rrojnë më pak se këpucët!

Nga Mentor Kikia

Përmbytjet e ditëve të fundit shkaktuan dëme jo vetëm në shtëpitë e banorëve të prekur, por dëmtuan rëndë edhe infrastrukturën. Dhjetra ura janë shembura, kryesisht në zonat rurale, mbi lumenj e përrenj.

A janë këto vetëm pasoja të natyrës? Padyshim që me natyrën nuk matemi dot. Por dëmet e shkatuara janë më shumë pasojë e cilësisë së dobët të punimeve. Ura të ndërtuara shkel e shko, e rrugë po ashtu, që një rrëke shiu ia nxjerr brinjët.

Për arsye elektorale e korruptive, në këtë vend është ndërtuar me standarde skandaloze një sistem rrugor që dëmtohet e bllokohet edhe nga një valë shiu. Sapo fillojnë reshjet dhe në zonat malore bien 2 cm borë, lajmi i parë në media është bllokimi i rrugëve. Përse nuk ndodh kjo në vendet fqinje, ku dimri shtrohet këmbëkryq jo me ditë por me muaj? E kujtojmë Sali Berishën që bridhte me podium në krah fshatrave duke prerë shirita rrugësh para zgjedhjeve. Këto rrugë, 5 cm zhavorr e 2 cm asphalt dhe pa elementë të tjerë mbrojtës, nuk jetojnë dot as sa mandati i një qeverie.

FB_IMG_1452337119878Qeveria sot nuk duhet të bëjë vetëm llogaritë e dëmeve për ti kompensuar apo riparuar, por duhet ngrejë me urgjencë një grup ekspertësh për të verfikuar cilësine e rrugëve dhe urave të dëmtuara dhe te dergoje per ndjekje penale cdo rast te ferifikuar I duhet dhënë fund epokës ku fondet e një projekti ndaheshin: 40% ministri, kryetari i komunës apo bashkisë, që jep tenderin, 40% fitimi i kompanisë dhe 20% që mbetej shkon për rrugën dhe urën.

Ne në Top Channel sollëm rastin e një ure të shembur, nje vit pas ndertimit. Në projekt shkruhej që këmbët ishin 3 metra thellë dhe në to ishin hedhur 16 ton hekur. Në realitet këmbët ishin 50 cm të thella dhe asnjë fije hekur brenda.

FB_IMG_1452337116235Ndërtuesit duhet të detyrohen të riparojnë dëmet e shkaktuara, kur punimet kanë qenë pa cilësi dhe të kuptojnë përfundimisht që duhet të refuzojnë të marrin projekte kur gjysmat e parave duhet ti paguajnë rryshfet. Ndërsa drejtuesit e pushtetit vendor, ata që investuar, kanë kontrolluar dhe kane marrë në dorëzim këto investime, duhet të shkojnë në burg.

Askush prej nesh nuk ka pse paguan faturën e këtyre bastardeve që janë pasuruar duke vjedhur paratë e taksave e duke ndërtuar rrugë që rrojnë më pak se këpucët tona.

Share: