Home I pakategorizuar “Ora Biologjike” e politikaneve deri ne 2017!

“Ora Biologjike” e politikaneve deri ne 2017!

Nga Artur Nura

Dje ishte 21 Janari dhe palët interpretuan sipas interesave politike teatrin e radhës te cilin e pame te gjithë! Por, tashme ky interpretim dramatik i një tragjedie te vertete, deri vitin e ardhshëm ne te njëjtën date, duhet ti lere skenën publike dhe politike “fabulave” te tjera per te cilat publiku mbetet i interesuar! Me shume te interesuar per “fabulat” e tjera duket se janë edhe “aktoret e kontraktuar” (politikanet) te cilët krejt natyrshëm ndihen te lodhur nga aktrimi i djeshëm “fabula” e te cilët mbështetet ne tragjedinë te cilën ne pozicione te ndryshme e ndërtuan vete ne funksion te pushtetit!

Individi i thjeshtë vetëm mund të marrë me mend atë që ndodh në prapaskenën politike për marrjen ose humbjen e pushtetit, menaxhimin e nje situate politike te vështire, sic edhe është 21 janari per te dyja palët dhe LSI,  qe ate dite tragjike ishte ne krah te pushtetit administrativ, por ne krahun tjetër politik! Në fakt, aktori kryesor i LSI-se, duket se jo rastësisht mungoi dje ne skenën dramatike te Kuvendit te Republikës.

Ndërsa shumica e qytetarëve të thjeshtë gjykon sipërfaqësisht se politikanët dhe ministrat janë përfitues të mëdhenj të djersës dhe kontributeve taksative të tyre, lexuesi racional e di se “lufta politike per pushtet” është e mbushur me intriga dhe makinacione nga më të paimagjinueshmet per njeriun e thjeshte, por edhe gazetarinë, te cilat nuk kalojnë kollaj pa lene gjurme ne jetën e atyre qe “aktrojnë” per te arritur majat e pushtetit!

sali-berisha-ilir-metaLoja politike per pushtet i ngjan padyshim një ajsbergu të vërtetë, i cili duket se nuk rrezikon kurrë të nxjerrë deri në publik pjesën e fshehur! Sigurisht që kjo ndodh sepse asnjërës prej palëve, apo individëve nuk u pëlqen të ndodhë kjo gjë pavarësisht pozicioneve qe kane ne ketë mekanizëm! Por, përtej kësaj panorame të kamufluar dhe që mbrohet me fanatizëm nga të gjithë që nga themelimi i pluralizmit dhe, po me të njëjtët protagonistë, ka në të vërtetë një “skaner” i cili bën pasqyrimin deri diku të së padukshmes te mekanizmit.

Ky skaner është “ora biologjike” e gjithsecilit dhe sigurisht edhe e protagonistëve të politikës. Ky instrument natyror, pavarësisht genit që trashëgohet dhe është themelor, mat kohën dhe moshën sipas ngarkesës së jetës që kalon çdo njeri dhe e deshifron atë në portretet dhe fizionominë individuale, padyshim edhe ne jeten e tyre biologjike! Askush nuk i shpëton, apo e fsheh dot kohën e moshës politike të matur me “orën biologjike” e cila nuk lëviz me rritëm të saktë si ora natyrale e kohës, por sipas një tik-tak-u unik për çdonjërin prej tyre!

Hidhini një sy portreteve të protagonistëve kryesorë të politikës së Tiranës, të cilët në kohë të ndryshme kanë kryer detyrën e kryeministrit, apo janë duke e kryer atë! I referohem pozicionit të kryeministrit sepse apriori besoj se të qënit në atë detyrë shtetërore sigurisht që bën të mundur shpejtësi të ndryshme të kohës biologjike të individëve që veshin atë kostum pushteti, por jo vetëm! Në fakt, “ora biologjike” lëviz më shpejt se zakonisht edhe kur ke të bësh me akuza korrupsioni, apo lojë numërimi votash që të çojnë, apo hedhin nga pushteti!

edi-rama-sali-berisha sot.jpgShikoni respektivisht z. Sali Berisha, (lindur më 15 tetor, 1944), z. Edi Rama (lindur më 4 korrik 1964), z. Ilir Meta (lindur më 24 mars 1969),  z. Pandeli Majko (lindur më 15 gusht 1967) z. Lulzim Basha 12 qershor 1974 dhe z. Fatos Nano (lindur më 16 shtator 1952), kujtoni portretet e tyre publike të viteve 1991 dhe shikojini sot! Jam i bindur që do më jepni të drejtë, por edhe mund ta thelloni këtë refleksion me veten tuaj!

Çifti qeverisës Edi Rama dhe Ilir Meta, ndërsa i prezantohen opinionit publik në vazhdimësi në ekranet e shumta, dëshmojnë me thinjat e tyre që janë krejtësisht të ngjashme, apo edhe me fizionominë e portreteve, nuk tregojnë diferencën e vërtetë të moshësh së tyre respektive biologjike me ish kryeministrin Sali Berisha per te cilin ka inflacion termi i gabuar i pensionistit! Kjo fotografi per ish kryeministrin Berisha sigurisht që ka ndryshuar në amplituda të ndryshme gjatë kohës së vështirë të Gërdecit, 21 janarin 2011, apo aktualisht kur formalisht ne pozicionin e tij politik te pushtetit, është me i riu i këtyre politikaneve Lulzim Basha qe ishte vete Mentor dhe rritjen e te cilit po e ka vertete te vështire ta pranoje.

Në fakt, diferenca biologjike rreth njëzet vjeçare që ka z. Berisha me z. Rama dhe z. Meta së fundi si bashkë-qeverisës dhe që janë thinjur për të gjetur rrugën kryeministrore të së Majtës dhe per ta mbajtur ate, është e vështire te shquhet midis tyre! Po ashtu me z. Pandeli Majko që u thinj ndërsa ishte kryeministër, ndoshta rastësisht dhe sigurisht pa e pritur aspak atë! Ata duken pak a shumë në të njëjtën moshë në bazë të thinjave që kanë tashmë mbi kokë, apo edhe fizionomive të portreteve, pse jo edhe te zhvillimeve te tyre biologjike dhe jetësore!

Nga ky zhvillim, trend ben përjashtim akoma z. Lulzim Basha tek e cili nuk janë vene re akoma thinjat dhe mbetet i buzëqeshur gjithmonë si dikur ish kryeministri Pandeli Majko! Nuk dihet nëse kjo ndodh per shkak se ka punuar afër me mjeshtrin e tij duke marre modelin, apo sepse vetëm tani ai i ka hyra mirëfilli rrugës politike drejt pushtetit te vertete te arritur me mundin e tij dhe jo dhuruar sic i ka ndodhur deri tani.

berisha basha.jpgPadyshim që Z. Berisha është përfituesi i vetëm i përplasjeve brenda llojit në krahun e Majtë të politikës, të cilët ngaqë nuk kanë gjetur ne mënyre afat gjate gjuhën dhe interesat e përbashkëta, kanë humbur mesa duket jo vetëm pushtet, por edhe vite biologjike në jetën e tyre personale! Ndoshta duket qe edhe z. Basha do te jete përfitues i këtij fenomeni me gjatësi te konsiderueshme vale dhe me tepër se kurrë aktuale ne ketë legjislature.

Padyshim ish kryeministri Sali Berisha edhe pse i kujtojnë ne vazhdimësi pensionin,  ne krahasim me kryeministrin aktual dhe ish kryeministrat e tjerë te këtyre 25 viteve pluralizëm, po te doni krahasojeni edhe me ish kryeministrin socialist Fatos Nanon, tregon shume me pak moshe sec ka ne te vertete. Ndoshta pasi ka patur vetëm ngarkesën e kryerjes së detyrës dhe jo frikën e humbjes së  pushtetit te cilin te cilin deri tani e ka patur te garantuar ne familjen e tij politike.

Ndoshta karriera e pasuesit Lulzim Basha mund ti marri me shume moshe biologjike Sali Berishës dhe kjo ka filluar te demonstrohet ne portretin e këtij te fundit te paktën per një sy te vëmendshëm, por ketë sigurisht Lulzim Basha nuk do ta beje dot pa dhëne nga “mosha e tij biologjike”. Berisha nuk e lëshon pushtetin personal me vullnetin e tij. Nëse Lulzim Basha do ia dalë ose jo, ne do të na duhet të presim rrjedhën e kohës politike dhe zhvillimeve biologjike deri në zgjedhjet e vitit 2017, ku sigurisht mbajeni mend, “ora e tyre biologjike” do ta demonstroje me se miri !

Koha padyshim që do shoqërohet me lojë të fortë politike dhe me prapaskena të llojit të Lalzit, apo edhe restoranteve “Krokodili, publikime sms-se, apo edhe debate per reformën ne drejtësi, arrestime dhe ne fund zgjedhjet politike. Mass-media do të mundohet deri në stacionin tjetër zgjedhor, të zbulojë se çfarë i fshihet publikut, veliaj-rama-edi-erjonpor ne do të mësojmë se ç’rol do të marrin z. Basha dhe z. Berisha edhe duke vështruar sa shpejt do te ecë tik-tak-u i “orës së tyre biologjike” dhe duke parë portretet e tyre do të shohim si do të kompozohet pushteti i ardhshëm i vitit 2017!

Gjithashtu deri atehere ne do shohim si do funksionoje edhe “ora biologjike” e Z. Edi Rama, por edhe e kryetarit te bashkisë se kryeqytetit z. Erion Veliaj qe mendohet si zëvendësuesi i tij politik, por edhe ate te z. Ilir Meta i cili është ne gare kontradiktore dhe konfliktuale te qarte me kryeministrin Rama per drejtimin e se majtës shqiptare dhe qe me thëne te drejtën nuk i duket ne skene një zëvendësues ne partine e tij…

Share: