Home KRYESORE Perse kaubojsi hyn ne garen e kryetarit te PS…?

Perse kaubojsi hyn ne garen e kryetarit te PS…?

Zërave që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e Partisë Socialiste u është bashkuar së fundi edhe deputeti më i ri Kuvendit, Eduart Ndocaj.

Me anë të një postimi në “Facebook”, deputeti Ndocaj lë të kuptohet se ai do të jetë kandidat për kreun e PS-së.

“Hyrja e statutit të PS fillon me nënvizimin se demokracia e brendshme është shtylla kryesore e funksionimit të PS. Gara demokratike dhe garimi janë pjesë të rëndësishme që e shëndoshin PS. Askush nuk duhet të ketë fobi për kandidimet si dhe kushdo që mendon se mund të jap diçka të re mund e duhet të garojë për Kreun e PS”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Tashme opinionistet mendojne se ky zhvillim nuk eshte i rastesishem dhe behet per te eklipsuar ne menyre diabolike platformen parimore e deputetit Ben Blushi. Ky i fundit tha ne Top Story se Kaubojsin ne Parlament e solli Edi Rama…

Ndersa publicisti Ylli Dylgjeri pas ketij lajmi bombastik, shkruante dje se pas dekriminalizimit, politikes i nevojitet edhe dekomicizimi i tij…

Share: