Nga Artan Fuga
Ideja e arkitektit italian është fiksimi i autoriteteve në Tiranë që shqiptari ta braktisi automobolin dhe të bëjë “car share”. Hajde car share hajde! Këta kujtojnë se Tirana mund të bëhet si Phnom Pheni në Korenë e Veriut ku vetura të kenë vetëm dinjitarët e shtetit kurse të tjerët të thyejnë zverkun nëpër autobuze. Por, jo more zoti italian, se automobili nuk është thjesht një vegël transporti, që për rendiment, mund të zëvendësohet nga car share. Automobili është në rradhë të parë mjet demokratizimi, mjet individualizimi i jetës personale, mjet lirie zgjedhjesh personale. Ai shërben edhe për pushime, edhe për transport produktesh, edhe për nevoja personale, edhe për shpejtësi si edhe për specifika trajektoreje urbane. Nuk mund të zëvendësohet automobili me autobuzin sadoqë të dy rrjetet duhet të konkurrojnë me njeri tjetrin. Pse me ata autobuzat që lidhin edhe pjesë të izoluara të qytetit mund ta përballosh daljen e shpejtë dhe të lehtë të banorit të Tiranës drejt periferisë të qytetit për të punuar?