Home KRYESORE Prilli i Thyer, Stalini dhe Kadare.

Prilli i Thyer, Stalini dhe Kadare.

Nga Nebi Bardhoshi

Ia vlen te shkruash per Kadarene, gjithmone. Sepse Kadare, ne mos qofte shkrimtar i madh, e sigurte qe eshte kthyer edhe ne mit edhe ne tabu. Aq sa njerez te ndryshem, madje dhe miq te mire, mund ta rimendojne marredhenien me ty, nese ti nuk ndane te njejten mendje e ndjesi per Kadarene. Ndjesia per Kadarene do te duhej te ishte vetem adhurimi, ose te e pakta respekti, te e fundit fare fare, te heshtesh.
Miqte, mbrojtesit dhe adhuruesit e Kadarese, sikurse ne teresi per dijen e zhvilluar gjate diktatures komuniste te ftojne qe ta kuptosh Kadarene ne kontekstin qe ai e zhvilloi karrieren e tij. Kur flasin per karriere per Kadarene kane parasysh vetem leteresine. Nderkaq, nuk e dine apo harrojne se Kadare ka bere dhe shkrime publicstike, reportazhe, dhe pune te tjera si drejtues ne instituticione te dijes dhe krijimtarise.

Te tjere e mbrojne me idene, se ti dhe une skemi cflasim se ate e ka vleresuar Bota. Dhe kriteri eshte i thjeshte perderisa Bota e ka vleresuar ti nuk ke goje te flasesh. Sepse Bota eshte mastari i njeriut nder ne. Mire, por harrohet se Kadare ne Bote eshte perkthyer si shkrimtar, dhe jo e gjithe jeta e tij. Ketu ngaterrojme ca gjera. Imagjinoni nje moment, qe ne hyrje te shume romaneve kaderiane te shenohet dhe nje hyrje e shkurter me kontributin dhe qendrimet e Kadarese, per Diktaturen Komuniste. Le me te guxohet te kemi studime per marredheniet e tij me drejtuesit e shtetit te asaj kohe.

Te tjere me thone, se c’rendesi ka qe Kadare ka bere, e rendesishme eshte qe ai na nderoi ne Bote. Pra, le te heshtim edhe nese dime shume gjera sepse rendesi ka qe na ka nderuar ne Bote. Pak a shume eshte imazhi qe Kadare na mbron nderin e humbur ne bote, dhe pavaresisht se ai nder ne dihet se kush eshte, rendesi ka qe ia kemi hedhur te tjereve. Por le ti ndajme gjerat. Po flasim per shkrimtarin apo per njeriun Kadare! Ketij argumenti po ia shtoj dhe nje argument tjeter. Nje nder veprat me te njohura te Kadarese ne Bote, eshte Prilli i Thyer. Kjo eshte veper letrare, kryeveper e exotizmit per Shqiperine.

Ti kthehemi edhe per pak kontekstit. Kadare me shume se njehere mbron idene, se edhe ne diktature mund te zhvillohet leteresi. Edhe une them se po, por pyetja eshte si? Ajo qe ka rendesi per mua si lexues profan i leteresise, eshte nese kjo leteresi eshte apo jo kritike (se paku) me diktaturen. Me vjen keq ta them, se me diktaturen komuniste eshte shume me kritik Dritero Agolli me Zylo Kamberin se sa e gjithe jeta dhe vepra e Kadarese.
kushdo mund te me thote, sikurse me eshte thene ne mesazhe private, se ti se ke provuar cdo te thote te jetosh ne ate sistem diktatorial prandaj flet keshtu. Pergjigjia eshte shume e thjeshte. Po te kisha bere si Kadare, nuk do te kisha kerkuar na askush te me njihte si disident, dhe me kaq do ta kisha mbyllur dhe une gojen.

Miqte qe jane nxehur me mua per Kadarene, iu them. Une prape iu dua shume, dhe me falni se iu preka nje tabu. I gjithe faji eshte i tabu prekesit.

Share: