Home I pakategorizuar Prostitucioni: Te gjithë te barabarte para ligjit, apo kemi Ligj edhe “Maliq”!?

Prostitucioni: Te gjithë te barabarte para ligjit, apo kemi Ligj edhe “Maliq”!?

Nga Sevim Arbana

Krahas çudirave dhe ”˜krimeve” ( nëse do ta quajmë kështu jo profesionalizmin, korrupsionin e drejtesise shqiptare), jane dy raste te fundit, ku jo vetem ne shoqeria civile duhet te ndalet, po cdo qytetar dhe punonjes I drejtesise qe ka pak dinjitet profesional.

Paloma, vajza qe prostituonte, arrestohet, duke bere seks me dy deputete apo pushtetare, dicka e tille. Nderkohe qe kjo punonjese seksi arrestohet, dy meshkujve po aq fajtore sa ajo, madje shume me teper, pasi ajo e ka mjet jetese, nuk u hyn gjemb ne kembe!

Ne prill te vitit 2015 organizatat që mbrojnë të drejtat e grave i kerkuan Gjykatës Kushtetuese te merrte parasysh kërkesën e Gjykatës së Lartë me objekt: “Shfuqizimi i nenit 113 të Kodit Penal si nen që vjen në kundërshtim me Kushtetutën” (sipas këtij neni “Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet”); si dhe argumentimin e Gjykatës së Lartë se neni 113 i Kodit Penal është i paplotë dhe ka mangësi, duke mos parashikuar rastet kur personat shfrytëzohen jashtë dëshirës së tyre për prostitucion nga tutorë. Kjo nuk mund të konsiderohet në asnjë rast si vepër penale dhe si rrjedhojë viktimat nuk mund të dënohen.

Por kjo kerkese nuk u mor parasysh, pasi duket prostitucionin e mbeshtesin vete ata qe kane pushtet ose perfitojne nga kjo. Paloma denohet, shfrytezuesit me pushtet jo! Pra ka ligj dhe Maliq!?

Drejtoresha e Arsimit Lushnje, me te drejte u denua pasi u dergonte ministrave vajza te reja. Nderkohe qe kjo denohet, ministrat jo vetem qe s’preken, po as permenden. Cfare eshte ky ligj ne Shqiperi? Cfare kurajo kane keto gjyqtare, prokurore? Ne cilin vend te botes drejtesia ben dallime? Perse nuk e heqin nga sallat e gjyqeve , sloganin/ devizen qe duhet te kete cdo punonjes i ligjit; Te gjithe te barabarte para ligjit! Dhe keto ndodhin tani, kur te gjithe jane ngritur per te vene drejtesi!!!

Absurditete dhe mesazhe qe tregojne se drejtesia shqiptare ka vdek njehere e pergjithmone!

Share: