Nga Dritan Hila
Me vjen keq ta them, por PS ka kohe qe i ka humbur tapia e vjeter dhe i ka bere legalizimet e reja tek Aluizni. Tani pronar eshte ai qe u fut si qeraxhi, me premtimet qe do te bashkonte te majten, qe do te fitonte zgjedhjet qe ne 2007-en, qe do te perzinte Berishen, por qe ne fakt na la tete vjet ne opozite, qe e mbushi me Mjaft, qe po e ndan Shqiperine sikur s’ka njeri.
Ne nje vend ku delegatet e kongresit i zgjedh Koço, Gjushi e Sejdini, dhe votat i numeron Rama, dihet si do shkoje puna.
Gjithsesi ajo shakaja me Shkelqim Meten, kushdo qe e ka bere, ishte pa kripe fare. Por eshte nje tregues se pas tre vjet ne pushtet, Ps e Rames eshte katandisur si ajo e Nanos pas 7 vjete qeverisje dhe Pd e Berishes ne vitin e gjashte. Ps- ja e dikurshme ka vdekur. Sinc transit gloria mundi – thoshin latinet.