Home KRYESORE Punët elitare të familjareve të gjyqtarëve!

Punët elitare të familjareve të gjyqtarëve!

Gjyqtarët e republikës janë vendosur nën shënjestër për shkak të reformës në drejtësi, e cila do të fillojë së pari me një vlerësim të të gjithë trupës gjykuese, por dhe asaj hetimore ekzistuese. Një nga kriteret e verifikimit do të jetë dhe analiza e pasurisë së tyre, ku do të shihet nëse ajo justifikohet. Në këtë mënyrë, jo vetëm ata, por edhe familjarët e tyre do të jenë objekt i hetimit. Por cilat janë pozicionet e punës së familjarëve të tyre? Gazeta “Shqiptarja.com” ka analizuar disa prej deklaratave të pasurive të gjyqtarëve në faqen Open Data, dhe ka vënë re se punët e deklaruara së bëjnë familjarët e tyre, janë nga më elitaret. Ajo që vihet re, është mbizotërimi i profesionit të noterit, një licencë kjo shumë e dëshiruar nga shumica e juristëve në vend, dhe marrja e së cilës, përherë është konsideruar si një sfidë e aspirantëve, madje akuzat publike për korrupsion në këtë proces nuk kanë munguar në të gjithë historinë e demokracisë sonë. Mirëpo, për familjarët e gjyqtarëve kjo duket se nuk ka qenë e vështirë. Nje pjese e mire e tyre janë te punesur ne institucionet me te rendesishme te shtetit, Kontrollin e Larte te Shtetit, Këshillin e Larte te Drejtesise dhe ministritë e tjera. Artikullin e plote mund te lexohet ne gazeta www.shqiptarja.com ne variantin letër!

Share: