Home KRYESORE Racistet nuk e kuptojne demokracine se jane te trashe

Racistet nuk e kuptojne demokracine se jane te trashe

Nga Lis Bukuroca

Linda Halimi qenka dashuruar në një afroamerikan. Racistët mendojnë se duhet të pyeten para se të dashurohet apo martohet një vajzë shqiptare. Gjendja e tyre shumë herë është e mjerë, por i japin vetes të drejtë të kontrollojnë dhe gjykojnë lirinë e huaj.

Ata konsiderojnë pronë të veten çdo shqiptare, por këta racistë, për interes, madje edhe me pajtimin e prindërve, marrin gra edhe nga shtëpitë publike për të rregulluar lejen e qëndrimit në Perëndim.

Arsyeja? Po jetojnë në demokraci të cilën nuk e kuptojnë dhe sillen si pleqt e katundit, që dikur kujdeseshin për moralin e fshatit. Ky lloj njeriu adhuron demokracinë për burra jashtë dhe diktaturën për gra, brenda.

Kjo është arsyeja kryesore pse tek ne demokracia është farsë. Ata janë aq të trashë nga mendja, sa nuk ua kap rradakja pse një vajzë shqiptare martohet sipas dëshirës së vet, madje edhe me dashuri, e jo sipas dëshirës së tyre, e as jo si në epokën e lopës dhe kaut: me shkues, me mësit, siç mund ta kuptojnë ata…

Ec e shpjego atyre liritë dhe të drejtat e njeriut: sferën private, barazinë gjinore, që i ka në kushtetutë, por nuk i konsideron ligje të veta. Kjo është tragjedia jonë: shpërfillja e kushtetutës, mbi të cilën mund të vihet çdo duduk dhe, të tillë kemi edhe për eksport…

Share: