Gazetarët e RAI-t kanë bërë një reportazh ku tregojnë mënyrën se si trafikantët shqiptarë të armëve arrijnë të kalojnë ato jashtë vendit dhe kufijve tane. Në një reportazh të publikuar, tregohet një moment në liqenin e Shkodrës kur dy trafikantë kanë arritur të kalojnë natën në Malin e Zi së bashku me dy kuti me kallashnikovë dhe pistoleta. Në darkë ata i fshehin armët ndërsa kthehen në mëngjes për t’i marrë ato dhe për të nisur tregëtinë.