Home KRYESORE Reagon AKPT per “Sheikët e qeverisë, 517 mijë euro për të realizuar…5...

Reagon AKPT per “Sheikët e qeverisë, 517 mijë euro për të realizuar…5 projekte”

Pas publikimit në portalin Hashtag, e nëpërmjet tij në disa media sociale të artikullit: Sheikët e qeverisë, 517 mijë euro për të realizuar…5 projekte, po respektojmë detyrimin moral për të informuar qytetarët shqiptarë mbi të vërtetën e Platformës së Komunikimit, të ndërrmarrë nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT).

Një ndër prioritetet e qeverisë në fushën e zhvillimit urban është edhe hartimi i planeve kombëtare të territorit. Në këtë kuadër, AKPT-së i është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për hartimin e tre planeve. Sipas ligjit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, komunikimi me publikun dhe dëgjesat publike janë detyrim për institucionet hartuese, gjatë procesit të hartimit të planeve dhe përpara finalizimit të tyre. Planifikimi i territorit kombëtar dhe vendor, janë procese të reja të cilat kanë nevojë për një sensibilizim të lartë publik dhe për këtë arsye, nga AKPT është konceptuar një proces komunikimi me publikun, nëpërmjet mediave, për një periudhë 10 mujore. Ky komunikim ka filluar në Nëntor 2015 dhe do të vazhdojë deri në Shtator 2016.

Komunikimi dhe sensibilizimi i publikut për planifikimin e territorit dhe për tre planet kombëtare, përfshin konceptimin e pesë programeve prezantuese të planeve, prodhimin dhe shfaqjen e nje serie me spote sensibilizuese dhe informuese. Platforma e komunikimit, përveç prodhimit të programeve dhe spoteve përfshin edhe blerjen e kohës televizive. Materialet sensibilizuese dhe informuese, kanë filluar të shfaqen dhe do të vijojnë të shfaqen në 6 kanale televize, 3 radio dhe platforma online të ndryshme.

Platforma e komunikimit publik, përfshin shfaqjen e 27 spoteve televizive dhe radiofonike, në një shtrirje kohore 10 mujore, dhe një kohëzgjatje rreth 82,000 sekonda televizive dhe 46,800 sekonda radiofonike. Kësisoj koha për transmetimin e këtyre spoteve përfshihet mes të tjerash në buxhetin e përcaktuar për platformën, bashkë me konceptimin dhe prodhimin e 5 programeve prezantuese për 3 planet.

Procesi nëpërmjet të cilit është ndërtuar komunikimi sensibilizues dhe informues në kuadër të hartimit të planeve kombëtare, është bërë në mbështetje të nenit 16, pika 2, të Ligjit Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar, nenit 7 pika b të Ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM nr.1195 datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për trasmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në mediat e shkruar, dhe për kontratat, për kohë trasmetimi, nga organet e administratës shtetërore”.

Në bazë të Ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, “Për Prokurimin Publik”, neni 7, pika b), “Përjashtimet e veçanta”, në të cilën thuhet:
Ky ligj nuk zbatohet në kontratat e shërbimit publik për:

b) blerjen, zhvillimin,prodhimin, bashkëprodhimin e programeve ose të reklamave për transmetimin nga operatorët radiotelevizive ose botimin në median e shkruar dhe për kontratat për kohë transmetimi.

Në bazë të VKM-së nr. 1195, kjo procedurë nuk mbart detyrimin e publikimit në buletinin e APP-së.

FAKSIMILE-TRANSAKSIONI-THSARShifra e saktë e fondit të akorduar për Platformën e Komunikimit është tërësisht transparente dhe gjendet lehtësisht në faqen online të Ministrisë së Financave në zërin “Pagesa të Kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Financiare”. Ky fond nuk është aq sa përmendet në artikull dhe aq më teper “i dyshimt딝 pasi çdo veprim është bazuar në ligjet e shtetit shqiptar dhe konform procedurave transparente.

Gara për përzgjedhjen e kompanisë fituese që ka punuar për Platformën e Komunikimit, e cila do të jetë në shfaqje deri në Shtator të vitit 2016, ka qenë e hapur dhe fituesi është përzgjedhur sipas ofertës teknike më të mirë dhe ofertës ekonimike më të ulët, mes ofertave të prezantuara, në konformitet total me Ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM nr.1195 datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për trasmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në mediat e shkruar, dhe për kontratat, për kohë trasmetimi, nga organet e administratës shtetërore”.

Share: