Nga Artan Gjergji
Pas kritikave te forta ndaj Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve (DPT) dhe Ministrise se Financave (MOF), reagon kjo e fundit duke dhene shpjegime post eventit (transparenca duhej te ishte para eventit). Por pavaresisht kesaj, as sqarimi dashamires nuk sqaron asgje. Me konkretisht:
1) Ministria thote qe perzgjedhja e Klasave I dhe II te fituesve eshte bere sipas nje formule (shume 70% e vleres me 30% te komponave) …???!!!!! Ca dmth kjo te nderuar zyrtare…. shume mateamtike?? shume e ponderuar?? ca linje llogjike ndjek nje perzgjedhje e tille??!! Pse nuk u publikua kjo metodologji qe te behej transaprente me pare, por lind nevoja per “post”-sqarime ??!! Keshtu pretendohet te krijohet besim tek publiku??
2) Llogaritjet matematikore qe ka bere komisioni i institucioneve shteterore (DPT + Ministria), nuk njeh ende legjilcacionin tatimor, perderisa ben gafa de nxjerr fituese te vendit te pare dike qe me nje matematike te thjesht e ka te pamundur (sipas ligjit) te kete arritur deri ne ate nivel kuponash. Ky individ duhej te ishte skualifikuar. Zyratert e komisionit duhet te njohin ligjin para se te bejne “gafa” te tilla,
3) Ministria thote qe fituesit e kategorive III dhe VI, te cilet na u perzgjodhen live (gojet e liga thone me kasete te regjistruar me pare e te transmetuar ate nate), qenkan perzgjedhur mbi bazen rastesore te sistemit?? Po kjo perzgjedhje “rastesore” a ka nje algoritem logjik qe perdor sistemi kompjuterik?? A mendoni qe duhej bere transparent qe njerezit te ishin te qarte se cfare do ndodhte ??!!!
4) U skualifikuan njerezit per gabimin “leke te vjetra dhe leke te reja”, nderkohe qe kjo fushate kishte qellim vjeljen e kuponit dhe jo edukimin monetar te tyre. Ate gje e ben Banka e Shqiperise e jo Ministria e Financave
5) U skualifikuan njerezit se brenda zarfeve kishin future kupona qe nuk ishin tatimor por fatura kompjuteri Budalleku me i madh!! Mund te ishin hequr kuponat e pavlefshem e te hidheshin ne sistem pjesa e vlefshme e mbetur. E keta tipat duhej qe Ministria t’i kishte mbeshtetur sepse Sekretarja e Pergjithshme e Ministrise tha qe kuponat e pavlefshem i kaluan hetimit tatimor per penalizimin e atyre subjekteve qe ende guxojne te presin kupona jo-tatimore. Me pak fjale keta njerez qe i kane ardhur ne ndihme hetimit tatimor Ministria i penalizon. Ju sugjerojme qe rradhen tjeter te aplikohet nje cmim te vecante “Cmimi i Kuponave Jo Tatimore” sepse keta e ndihmojne DPT dhe Ministrine me shume ne luften kunder evazionit fiskal.
6) E fundit por jo me pak e rendesishmja, per hir te zotit, here tjeter mos u kerkoni miletit te deklarojne te dhenat e tyre personale (nr karte identiteti, dhe nr. sigurimesh shoqerore, dhe nr. telefoni) ne faqen e jashtme te zarfave, se kjo eshte shkelje e hapur e ligjit te Mbrojtjes se te Dhenave Personale. E paradoksalisht kete shkelje e ben DPT me Ministriane e Financave.
7) Uroj qe kjo llotari te kthehet ne nje eveniment te PERMUAJSHEM. Vetem atehere do ta jepte efektin tek edukimi i publikut per te kerkuar kuponin tatimor kudo.
PS: Ky shkrim me shume se kritike synon qe t’i vije ne ndihme Ministrise dhe DPT per te permiresuar procesin, i cili ne vetvete duhet pershendetur nga te gjithe !!!