Home KRYESORE Rrëfimi/ Tutori më i zi i Milanos është sot politikan në Shqipëri

Rrëfimi/ Tutori më i zi i Milanos është sot politikan në Shqipëri

Ne media se fundi eshte publikuar nje interviste e Taulant Koplikut realizuar me nje tutor prostituash ne Milano. Ja si e pershkruan ai takimin me Tutorin i cili thote se njeri prej si ai, pra Tutor prostituash ne Milano eshte tashme politikan afer kryeministrit Edi Rama.
“Na pret në një lokal në bregdetin e Shengjinit. Në fillim prezantohet ftohtë dhe shfaqet dyshues. Sokoli (një emer ky i sajuar), është një 40 ”“vjecar që ka bërë për shumë vite të paligjshmin në Itali, ndërsa prej disa vitesh ka vendosur të tërhiqet për të bërë një jetë të qetë e pa probleme. Në realitet ai që na shfaqet përpara, jep idenë e një personi disa vite më të ri, jo shumë i gjatë, i veshur firmato por pa shije ndërkohë që na shikon nga lart poshte disa here duke shfaqur haptazi një lloj mosbesimi të momentit.
Për më shumë se një dekadë Sokoli ka shfrytëzuar  një numër të madh vajzash në trotuaret e Italisë por këtë ai e quan thjeshtë një punë, bashkëpunim me interes dypalësh. Pranon të intervistohet në një tjetër ambient aty pranë duke vënë si kusht bazë fshehjen e identitetit, e kuptueshme për një person që ka krijuar një familje dhe për më tepër ende mund të ketë problem me ligjin. Në interviste flet gjithë kohën për djem dhe për vajza që në fjalorin e tij përkthehen në tutor dhe prostituta. Në një moment madje ndërpret intervisten duke na kërcënuar të mos vazhdojmë më tej nëse do vazhdojnë të përdoren këto dy fjalë.”
Pyetje: Sokol, ti, je një tutor i penduar?
Pergjigje: Nuk jam as tutor e as i penduar. Jam një person që asokohe kisha 25 vite moshë dhe si shumë të rinj doja një jetë më të mirë. Shfrytëzova momentin dhe nisa të bëj një punë jo aq të bukur por gjithmonë me dëshirën e vajzave dhe me bashkëpunimin e tyre për të dalë në rrugë. Asnjëherë me dhunë apo me mashtrime.
Si nisi kjo histori?
Kisha një të dashur këtu në Shqipëri e duke parë problemet ekonomike si të miat edhe të saj, vendosëm të iknim në Itali. Flitet për 15 vite më parë dhe normalisht u nisëm si klandestinë me gomone nga Vlora. Mbëritëm në Bari ku më kanë pritur dy miq të mi të cilët prej disa vitesh merreshin me këtë punë.
Prostitucion?
Le të themi se kishin vajza në punë në zonën e Padovas. Pikërisht në këtë qytet mbërritëm një ditë më pas. Qendruam tek ata vetëm tre ditë dhe më pas u stabilizuam në një shtëpi krejt për ne të dy. Ishte një shtëpi e vogël por komode në “Via Annelli” të Padovas. Një zonë problematike në të cilën ndodhte cdo gjë, drogë, grabitje, përdhunime, përplasje mes grupesh. Përvec shqiptarëve aty kishte marokenë, tunizianë, egjiptianë të cilët merreshin me “pisllëqe” nga më të ndryshmet. Gjatë atyre tre ditëve të para, vajzat e tjera e mësuan të dashurën time sesi duhej të punonte dhe të sillej me klientët në rrugë. Kjo pjesë ishte shumë e rëndësishme pasi klienti duhet të “dashurohet” pas vajzës për tu kthyer serish tek ajo ditën tjetër e prapë ditën tjetër.
E dashura jote e dinte që në nisje që po shkonte në Itali për të bërë prostitutën?
Po. Patjetër. Madje ka qenë ajo që më shprehej se nuk kishte të keqe që për disa vite të bënte atë punë derisa të kishte një shtëpi të bukur, makinë, veshje të shtrenjta. Kështu pas rreth një jave ajo nisi të punonte bashkë me vajzat e tjera. Ato dilnin në rrugë pak përpara se të erresohej dhe ktheheshin në shtëpi në të gdhirë të ditës tjetër. Për të zënë një vend të mirë në rrugë menduan miqtë e mi dhe nuk pata nevojë të konfliktohem me asnjë person tjetër, pasi gjithmonë ndodhnin përplasje kur vinte një person i panjohur për të sistemuar vajzën e tij aty.
Ku ishte ky vend kaq i lakmuar? Në cilën zonë?
Ishte një rrugë e gjatë në zonën e quajtur “Limenella”, një rrugë afër daljes së autostradës. Në gjithë gjatësinë e saj, kjo rrugë ishte plot me vajza.
Si ishte dita e pare? Të kujtohet?
Ishte fundjavë dhe në këto ditë (e premte dhe e shtunë) punohej disi më vonë, deri në 6.00 të mëngjesit. Kur kjo (e dashura) mbaroi punen, më hodhi në prehër 750 mijë lireta (dicka më shumë se 300 euro). Si herë e parë ishin vërtetë shumë.
Sa klientë per atë shumë?
Më shumë se 10 klientë. Duhet të sqarojmë se mënyrat dhe cmimet ishin të ndryshme. Po ashtu edhe lodhja e vajzës shumë herë jo aq e madhe. P.sh. Për njëherë në shtëpi cmimi shkonte 100 mijë lireta. Për njëherë në makinë 50 mijë lireta. Për orale 30-40 mijë. Megjithatë nuk është se u befasova aq shumë pasi djemtë aty më kishin treguar më parë sesa mund të bëhet në ditë.
Më pas si shkoi?
Për rreth gjashte muaj puna na shkoi shumë mirë. Pa probleme me vendin apo me klientët. I vetmi problem ishin “vizitat” e shpeshta të policisë. Pothuajse cdo të enjte në “Limenella”, policia merrte vajzat nga rruga dhe i dergonte ne kazermë. I mbanin atje gjithë ditën por për ne ishte një ditë pa punë. Mbaj mend një police që për ne ishte kthyer në problem të madh. Quhej Antonella dhe ishte e tmerrshme. Shkonte aty dhe i merrte vajzat me forcë. Kur ajo ishte në xhiro përgjatë rrugës, asnjë vajzë nuk dilte. Te gjitha rrinin në shtëpi atë ditë.
Cfare ndodhte me vajzat ne polici? Kishin probleme?
Asnjë gjë serioze. I mbanin një ditë, shenja gishtash, disa pyetje dhe i linin të lira. Ndonjëherë rradhë ndodhte që i kthenin në vendet nga kishin ardhur; Shqipëri, Moldavi, Rumani etj. Por pas disa ditësh, vajzat futeshin sërish në Itali dhe gjendeshin si përherë në vendin e punës. Ne kishim lidhjet e duhura në Vlorë dhe gjithcka ishte e lehtë. Vajza shkonte në Vlorë tek personi i kontaktit tonë, skafisti na e sillte në Bari, lekët skafistit dhe gjithcka OK. Një zinxhir shumë mirë i organizuar.
Pak më parë the se nuk kishit probleme për territoret por në realitet të gjithë e dinë “luftën” që bëhet për territoret në zonat e prostitucionit…
Në fillim nuk është se kishte të tilla probleme. Problemet e shumta nisën me hyrjen në masë të rumunëve në Itali. Ata sillnin shumë vajza. Me qindra. Dhe normalisht donin ti sistemonin sa më mirë e në vendet më të frekuentuara.
Si gjithmonë të këqinjtë janë të tjerët e jo shqiptarët…kete rradhë rumunët.
Nuk e thashë këtë. Shumë nga ata janë djem të mirë e të besës. Madje janë shumë guximtarë. Unë kam bashkëpunuar me ta dhe i vlerësoj shumë më tepër se disa shqiptarë. Nuk janë të gjithë hajdutë e keqbërës si i nxjerrin gazetat. Une thashë se kjo dyndje femrash që sollën rumunët, shkaktoi përplasje të pashmangshme për territore. Gjithsesi për tu kthyer tek pyetja. Zona që kontrollonim së bashku me dy shokë, ishte reth 1,5 km. Asnjë vajzë tjetër nuk do të mund të punonte aty përvec vajzave tona. Kush guxonte, ishin vajzat që ia tregonin vendin dhe  nëse do ndërhynte ndonjë mashkull atëherë do e zgjidhnim ne. Kjo ka funksionuar për 13 vite që unë isha aty dhe sic i themi në anët tona: ka dasht zoti që nuk na kanë provoku se do ndodhte me e keqja. Gjithsesi nuk të gënjej kur them që ndonjë armë në kokë, disa grushte e shkelma, ndonjëri edhe i ka marrë prej nesh.
Kur thua se mund të ndodhte më e keqja, nënkupton se dikush mund të vritej? Gjëra që në fakt kanë ndodhur.
Nuk do kishte asnjë garanci si për ta si për ne. Gjithsesi ju siguroj se tek ne nuk ka ndodhur asnjë gjë e tillë. Mund të verifikoni cfarë ka ndodhur në zonë gjatë atyre viteve për të vërtetuar fjalë e mia. Edhe kane ndodhur, e vërtetë por duhet të pranojmë se ka dhe shumë histori të sajuara bukur nga policia apo edhe nga ato shoqatat e Caritasit qe angazhoheshin gjoja ne shpetimin e vajzave te rruges. Ky që bënim ne ishte një biznes fitimprurës dhe normalisht që do kishte edhe ngjarje nga pas. Por sic ta thashë shumë gjëra janë të shpikura. Maniakë dhe budallenj që mbysin femra ka kudo por kjo nuk do të thotë se të gjithë ne që bënim këtë punë ishim të dhunshëm. Duhet të dini dicka. Ishte kohë që një permesso di soggiorno vlente shumë atëherë dhe vajzat cfarë nuk bënin për të pasur një të tillë. Gjatë marrjes në pyetje policët dhe këta shoqatat i premtonin dokumentet vetëm që vajzat të dëshmonin kundër të dashurit të tyre. Kur vajzat nisnin te shpreheshin, dilte gjithcka në shesh. Kishin ndodhur ne realitet apo jo. Flitej për dhunë, për barbari nga më të ndryshmet, per perdhunime në grup. Me kujtohet një rast konkret me një murator nga nje fshat afer Durrësit. Ai kishte shoqeri me njerin nga djemte dhe here pas here shkonte në shtëpinë e këtij djalit e flinte atje. Në një rast i arrestuan në shtëpi të gjithë sa ishin dhe vajza që kishte bërë denoncimin, dëshmoi edhe kundër tij. Policia deklaroi se kishte asgjësuar një grup shumë të rrezikshëm ndërsa ky i shkreti bëri gjashtë muaj burg derisa doli i pafajshëm.
Gjithsesi faktin që vajza të gënjyera që shfrytëzohen nga tutorët si prostituta nuk mund ta mohojë askush.
E thashë më sipër. Njerëz të dhunshëm, maniakë dhe vrasës ka kudo, edhe aty ku se mendon. Kjo nuk mund të fusë në një kallëp të gjithë ata që kanë bërë këtë punë. Do duhej ta kishit bërë këtë punë për të kuptuar sesi është realiteti. Unë kam njohur persona që kanë rrahur barbarisht vajzat, që kanë marrë gjoja për fejesë edhe komshijet, kanë nxjerrë në rrugë nënën e fëmijës së tyre apo edhe më keq kushërirën e parë. Këta nuk mundem ti fus në kategorinë e njerëzve. Dhe dicka tjetër. Nëse do që të vazhdojmë normalisht këtë interviste, nuk dua të dëgjoj as tutor e as prostitutë sepse më ofendon shumë. Ky është kusht nga ana ime.
Po thua se ke njohur të tillë persona. Sot pas shumë vitesh a ruan kontakte me ndonjërin prej tyre?
Nuk dua të bëj moralistin por këta tipa i kemi mbajtur larg dhe i kemi përcmuar. Këta edhe hajdutët ordinerë që bënin njëherësh edhe punën tonë me vajzat por edhe vidhnin apo grabisnin nëpër apartamente e vila.
Unë shkoja shpesh në Milano. Kisha miq të mi atje dhe i frekuentoja. Në një tavolinë kam njohur një tip të tillë që bashkë me vëllezër e kushërinj kishin disa vajza në punë. Aty më treguan se ky grup ishin të specializuar për vjedhje vilash në periferitë e Milanos. Mbaj mend që kemi drekuar me ta në zonën e Pioltellos afer Milanos. Nuk jam i sigurt nëse jetonin aty apo kishin shkuar atë ditë.  Para pak vitesh kam fërkuar sytë disa herë kur këtë tipin e pashë në zgjedhje përkrah Edi Ramës.
Dhe ky sot është në parlament?
Politikan. Kaq mjafton. Është apo jo në parlament nuk ka rëndësi se pastaj më mirë ju them emrin. Di të them të saktë se kam qenë në tavolinë me të kështu sic jemi sot bashkë. Hajdut ordiner banesash që kacavirrej nëpër tuba e nëpër ballkone.
E takon sot?
E kam parë por se kam takuar. Une se kisha shok dhe është humbje kohe të merremi me të tillë persona. (vijon me pjesën e dytë…nesër)/ Pamfleti.com/
*Taulant Kopliku është autor në emisionin investigativ “Le Iene” në Italia 1. Së bashku me iena Luigi Pelazza kanë realizuar disa tema të aktualitetit si terrorizmi, trafiqet,
Share: