Home KRYESORE SFIDAT 2016: VIT I RI, PROBLEME TË VJETRA.

SFIDAT 2016: VIT I RI, PROBLEME TË VJETRA.

Nga Afrim Krasniqi

Pritshmëri skeptike dhe kritike? Jo, është pritshmëri reale. Për ta kuptuar atë duhet të shohim përputhshmërinë midis axhendës që kërkojnë qytetarët, axhendës që kanë aktorët politikë dhe axhendës që ka nevojë shteti/Shqipëria. …PS ka interes madhor të mbetet në qeveri, të shuajë pakënaqësitë brenda saj (me kongresin e radhës dhe zgjerimin e anëtarësisë deri në 150 mijë), të vijojë marrëdhëniet dashuri e urrejtje ndaj LSI për çdo rast evident të zgjedhjeve të reja të Presidentit dhe parlamentit, si dhe të dominojë opozitën. Axhenda e saj, siç shihet, nuk ka asnjë përputhje direkte me axhendën qytetare dhe interesin madhor të vendit. LSI ka interes të përfitojë maksimalisht nga pushteti, dhe përmes mesazheve direkte e indirekte, të evitojë sulmet politike nga PS e PD, për tu përgatitur për mundësinë e daljes më vete në zgjedhjet 2017. Edhe axhenda e saj, siç shihet, nuk ka lidhje me axhendën qytetare dhe interesat madhore të vendit. PD ka interes të zgjerojë bazën militante të saj kundër qeverisë, të bllokojë nismat e saj dhe të prodhojë krizë koalicioni, – qëllime që nuk kanë lidhje me axhendën prioritare qytetare dhe vendore…. Shqipëria meriton shumë më tepër sesa kaq, meriton shpresë, elitë, qytetari, kulturë dhe kapacitete mirëqeverisëse, – cilësi të cilat mbeten ende utopike, si shumica e urimeve formale të vitit të ri.

Komenti i plote ne IKUB

Share: