SHBA-ja ka paralajmëruar Serbinë lidhur me mbrojtjen raketore që planifikon ta blejë nga Rusia.
Zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Ben Rhodes, për “Sputnik” ka thënë se një konflikt i mundshëm mes SHBA-së dhe Rusisë, në frymën e Luftës së Ftohtë, nuk do të ishte aq konstruktiv.
Sipas tij nuk do të ishte në interesin e Serbisë dhe rajonit që të futej në lojë mes këtyre dy superfuqive.
Ai ka thënë se vendet e rajonit duhet të marrin vendim për të ardhmen e tyre, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO.
Ai shtoi se SHBA-ja është gati që të nis diskutimet me Rusinë lidhur me mbrojtjen raketore në Evropë për t’u siguruar që ky sistem mbrojtës nuk është kundër SHBA-së.