Home KRYESORE Shih me sytë e shpirtit

Shih me sytë e shpirtit

Nga Mimoza Bici

-Kam rënë në dashuri
Dashuria është si ti !
-i thashë diellit në agim.
“ Do xhelozohet një ditë
Si hëna tek më shuan
buzëmbrëmje të ndrijë “

-Kam rënë në dashuri
Dashuria është si ti !
-u përkëdhela me zemrën
“ Do të ndalet një ditë
siç ndalin
rrahjet e mia , perënditë .”

-Kam rënë në dashuri
Dashuria është si ti !
-pëshpërita me lulen në ëndërr
“ Do të vyshket një ditë
Lëngëzon dhimbje
Bukuri e brisht딝

-Kam rënë në dashuri
Dashuria është si ti !
-i fola shpirtit
Kur trupi ra në qetësi
“ … … … … … “

Nuk mora përgjigje…
Akoma po pres
Zërat përplasur ajrit
Aq dhimbje lëshojnë
Sa as gurët e ftohtë
Gjakosur lëkurës
Plagë më të rënda
Jo më nuk copëtojnë!

Akoma po pres…
Kam rënë
apo jo në dashuri?!
Si the , si the ,
Jam plakur
Të shihem në pasqyrë?!
Tek kush pasqyrë
Nuk shoh asgjë
Verbuar jam pas shpirtit
Dritareza hojesh
ku mbytin çdo zë.

Edhe në u gjend
kjo copëz pasqyrë
Nuk dua të ma sillni
Është copëz zhurrme
plakjesh, urrejtjesh
Fytyrat e juaja
Djajve shtruar
Unë shoh vetëm shpirtin
Ku s’kapet , nuk ndalet
Dashuria
Trupin me flatra mbuluar.

Në mendon edhe ti si unë
Thyej çdo pasqyrë
Shih me sytë e shpirtit
Fshehur magjitë
Thesare të çmuara
Derdhur si lumë .

Share: