Home KRYESORE “Shqipëria duhet reformuar për shkak të gazsjellësit, por…”

“Shqipëria duhet reformuar për shkak të gazsjellësit, por…”

Meqë këtë vit, kryefjala do jetë reforma në drejtësi, drejtori i gazetës Mapo, Artur Zheji, ka një këndvështrim tjetër pse këmbëngul kaq shumë SHBA dhe Brukseli për këtë reformë.

“E pra, meqë Republika jonë është në mes të Autostradës së Madhe, ku edhe do të kalojë edhe Gazsjellësi i Madh, që lyp me domosdo, stabilitet dhe kontroll 100-vjeçar, duhet të reformohet më në fund.

Dhe pikësëpari duhet, thuhet ngado korridoreve të Gubernës, të Reformojmë Gjykatoret, si edhe të ndërtojmë Burgje të reja, më cilësore, për të burgosur më cilësorë dhe më me emër, që pritet pas “Reforme”, të shkojnë e të banojnë aty për shumë vite”, shkruan Zheji.

Megjithatë pikëpyetjet për reformën mbeten.

“Kush dhe si, do të gjykojnë ndër gjykatoret e “rindërtuara” nga “Gjykatësit e Rinj”?

Kush dhe si do të jenë këta “Prokurorët e Rinj” të Detashmentit të Posaçëm, që do të hetojnë ndër “prokuroritë e ripërtëritura” (nuk dihet se si dhe me ç’metodë), Klasën tonë Politike?

Nga cili brumë pa viruse dhe bakterie tradicionale shqiptare apo ballkanase korruptive, do të përzgjidhen këta Komisarë të Rinj të Dritës?”

Lexoni më poshtë editorialin e plotë:

http://www.mapo.al/2016/01/2016-fshati-dhe-planeti

 

Share: