Nga Nisma Thurje
Dje cmimi i naftes bruto ne Burse, kapi nje rekord historik prej 31 $/Bbl. Themi historik, sepse per te gjetur nje vit te ngjashem per nga cmimi me ate te djeshmin, duhet te shkojme thelle ne histori, ne vitin 2002 (ne ate kohe TV Arberia ishte kanali i dyte me i madh).
Viti 2002 ben pjese ne ate periudhen (1999-2007), qe ne memorien popullore njihen si “vite te arta” apo “kishte leke atehere”. Edhe shifrat zyrtare te atehershme tregojne se ekonomia ne ato vite, ka njohur vitet e saj me te mira ne gjithe 25 vjecarin e vet.
Dhe nje nder arsyet (natyrisht ka dhe shume te tjera) ishte dhe fakti qe atehere Shqiperia kishte nder cmimet me te uleta te naftes ne Europen kontinentale. Ne ate vit nafta ka kushtuar mesatarisht 60-65 Lek/Ltr. Dhe kjo fale nje ngarkese shume te ulet fiskale qe qeverite e atehershme aplikonin mbi naften.
Ndersa sot ne jemi vendi me cmimin me te larte te naftes ne Europe dhe kemi nje ekonomi qe po shuhet avash avash.
Dhe nje nder arsyet (natyrisht ka dhe shume te tjera) eshte dhe fakti qe Shqiperia ka nder cmimet me te larta te naftes ne Europen kontinentale.