Home KRYESORE Shqiperia si Zululandi i Konices

Shqiperia si Zululandi i Konices

Nga Dritan Shano

Ekonomia shqiptare ne 2016 nuk fillon. Ne fakt fillon, por ne grope, ne rrezik falimenti. Çdo vit që kalon ajo po i ngjan gjithnjë e më shumë Zululandit të Konicës.

Këto tri ditë për ekonominë shqiptare më janë dukur si ai momenti kur arbitri i ndeshjes së futbollit provon a lëviz topi në fushën e lojës së përmbytur nga uji. Për të kuptuar a mund të luhet ndeshja. Kur topi nuk lëviz, por ngec në vend, arbitri e anullon ndeshjen. Kështu duket sikur ekonomia shqiptare për vitin 2016 është e anulluar.

Qeveria Shqiptare ka vetëm 3 miliard Lekë si fond rezerve dhe kontigjencë të Këshillit të Ministrave në buxhetin e vitit 2016. Ky zë në buxhet parashikohet të përdoret në rastet e fatkeqësive natyrore ”“ jo për makina dhe pajisje zyrash. A do mjaftojë për të përballuar dëmet e shkaktuara në ekonomi nga përmbytjet? Për të rigjeneruar stokun e kapitalit të humbur në vetëm tri ditë reshje?

Ndërsa nuk besoj se rritja e GDP për 2015 të jetë më e madhe se 2% (mjaft t’i hedhësh një tregtisë, konsumit dhe të ardhurave buxhetore në 2015), duhet të themi se parashikimet e Qeverisë për rritje ekonomike me 3.5% në vitin 2016, që prej ditës së sotme, datë 8 Janar 2016, duhen rivleresuar me ulje. Rritjen ekonomike te 2016 e morri uji i shiut me vete.

Share: