Nga Artur Nura
Dje qartazi Meta paralajmëroi Ramën se politika e faktit të kryer provokon ndarje. Kreu i LSI-së këmbënguli në një reformë me konsensus me opozitën, nenkuptoni PD, dhe proces gjithëpërfshirës, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë për t’iu drejtuar popullit dhe votes. Meta, duke thënë se ata, Populli, “do të gjykojnë me mendje të kthjellët, por pse jo, ai la rruge te hapura edhe per çdo mënyrë tjetër cilado qofte ajo që te bëhet konsensusi per këtë reformën madhore te Drejtesise.
Qartazi Metes nuk i intetereson Reforma aq sa pushteti i tij i cili mund te rezikohet nga kjo Reforme te cilen grupimi rreth kryeministrit Rama po e menaxhon ne funksion te pushtetit te ketij te fundit.
Nga ana tjeter duket qarte se Edi Rama nuk di te beje llogari politike dhe sic thote Armand Shkullaku, po përballet gjithnjë e më shumë me fjalën e urtë se ç’të mbjellësh do të korrësh.
Aleati i tij i 1 milion votave te pushtetit kryeministror te Edi Rames, kryeparlamentari Ilir Meta, e bëri të qartë se për reformën në drejtësi nuk do të veprojë pa konsensusin e PD-së. Kreu i LSI-së u tregua i prerë se këtë herë nuk ka ndërmend të shkojë pas qerres së kryeministrit.
Tani ne qytetareve na mbetet te presim qe, si njeri edhe tjetri te bejne llogarite me votat qe mund te marrin dhe te vendosin nese do aprovojne reformen ne Drejtesi sipas kerkesave te PD-se ose jo. Situata nuk eshte favorshme per te dyja palet qe te shkojne ne zgjedhje.
Po keshtu per to nuk duket i intetesuar as ish kryeministri Sali Berisha qe qartazi sinkronizon me kryeparlamentarin dhe jo me kryeministrin.
Nderkohe Lulzim Basha qe i ka kerkuar me ngulm zgjedhjet e parakoheshme, gjithashtu po ben llogarite e tij. Ne fakt, zgjedhjet atij i interesojne si per betejen e veshtire brenda partise se Sali Berishes, ashtu edhe ne skakieren politike me Edi Ramen dhe Ilir Meten.
Nese llogarite do i dalin ne favor ai do paralajmeroi perseri protestat tek te cilat nuk eshte se ka ndritur.
Ka edhe nje faktor tjeter i cili ben llogarite e tij per zgjedhje te shpejta ose jo dhe, ai eshte aktori diplomatik ne Tirane kryesisht USA dhe BE. Ata, kryesisht ambasadoret Lu dhe Vllautin, duke pare situate te ngjashme ne Kosove dhe Maqedoni ku shtysa kryesore per ballafaqim me voten eshte edhe atje Drejtesia, ndoshta do deshironin qe ne Shqiperi ato te ndodhnin ne nje stad te mëvonshem.
Tashme Maqedonia do i realizoje zgjedhjet e parakoheshme ne qershor 2016, ndaj per Kosoven dhe dhe Shqiperine duhet pritur, perderisa per monitorim kane nevoje absolute te dyja vendet. Situata ne Kosove duket me e tensionuar politikisht se ne Shqiperi. Atje duhen ndeshkuar nga Drejtesia pervec korrupsionit edhe Krime Lufte.
Ndaj duket e sigurte qe ata do sugjerojnë zgjidhje elektorale me pare ne Kosove dhe pastaj ne Shqiperi. Gjasat jane qe takimi i Lu dhe Vllautin me Ramen te kete qene sugjerues qe te pranohet oferta e Metes per konsensusin opozitar…
Ndaj duhet besuar qe koalicioni Rama – Meta ka edhe disa muaj jete per interes te te gjitha palëve duke filluar nga ndërkombëtaret. Me gjasa, duket se do te kaloje ne parlament reforma ne Drejtësi sipas sugjerimeve te opozitës. Pra jo varianti me 84, por 94 vota deputetesh per kupolën e sistemit te drejtesise. Dhe besojmë qe ne takimin e tanishëm Rama – Meta te gjitha keto po kalkulohen.