Home KRYESORE Skllavërimi vullnetar është me i keq se skllavërimi i detyruar!

Skllavërimi vullnetar është me i keq se skllavërimi i detyruar!

Nga Enida Bozheku

Koncepti i ndergjegjesimit sipas meje, ka dy aspekte, ku dy faktore paralizues, mendoj qe jane thelbësor:

1) Buka e gojës, shume intelektual te formuar kane frike nuk kane guxim, pasi pasojat per revoltën e tyre janë familjare aq sa cojne ne heqjen e bukes gojes.
2) Frika dhe karakteri tashme i dyzuar ne demokraci.

Frika si nje element qe vertet ruan vreshtat, por nese zgjatet ne kohe kthehet ne nënshtrim; dyzimi karakterial është lufta e brendeshme qe ben individi me intelekt ndaj ambientit ku duhet te zgjedhe te përshtatet ose te dal eremit.

Përshtatja eshte zgjidhja me e lehte dhe si pasoj eshte “mbyllja e syve, vesheve dhe gojes”, eremit do te thote te dalesh kunder mases, dhe te perballesh me shume sfida ku e para eshte mbijetesa. Kjo do burrni, karakter dhe nje dinjitet te pashoq. Tek ne, pak shume pak intelektual e bejne kete, mund te permend me krenari Perparim Kabon qe ja beri bam si burrat dhe qe ja vlen ta nderosh e respektosh.

Ndërgjegjësimin nuk mund ta bej turma, kjo per faktin se ajo eshte nje mase njerezish te paorganizuar, por te induktuar nga eksitimi qe i behet ne saj te manipulimit te vuajtjeve te tyre. Mendoj se kjo vjen si pasoje e faktit qe ne 25 vjet, marrim vetëm këto vite, u punua me ritëm per te shkatërruar identitetin e njeriut demokratik, i dhane dhe plazmuan se demokracia eshte fushe me lule, se ne demokraci ska nevoje te punosh, studiosh, por ha merr dhe ik. Një lloj Amerike e shperbere shqiptarçe.

Sot jemi ne gjendje katastrofale, idesh, vlerash, virtytesh, shembujsh pozitiv – po i kemi me gishta, mbizotëron vjedhja, plackitja, legjitimimi i absurdit negativ.

Zgjidhja sociale, kontribut nga te gjithe, bashkime edhe pse individual i mendimeve, pra, secili qe ka energji, vullnet, deshire, force e karakter te mos rreshti se foluri, se shprehuri se komentuari dhe mbi te gjithe te mos ndal se menduari.

Sa per arritjen, Berisha thoshte: Shpif, shpif se dicka do mbesi! Une s’jam ai, por e dua vendin tim dhe them: “Mos rreshtni se foluri, se punuari se menduari se shprehuri, se fol fol drejte dhe dicka neser mund ta ndryshojme, por jo une, ti por ne”!

E fundit per politikanet tane, De La Boetie, bashkohes i Makiavellit thote: “Skllavërimi vullnetar është me i keq se skllavërimi i detyruar!”

Share: