Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku është i mendimit se ndryshimet në Drejtësi duhet të hyjnë në fuqi mandatin e ardhshëm qeverisës, me qëllimin t’i krijojne klasës politike mundësinë për të mos u konsideruar si uzurpuese e këtij sektori.
“Edhe mos miratimi i këtyre ndryshimeve, në qoftë se do të ecet në këtë rrugë që do të verifikojnë pasurinë s’do të bëhet gjë tjetër veç që do të merren dosjet e Inspektoriatit dhe do të shihen, janë në rregull apo jo.
Le te miratohen ndryshimet kushtetuese por bie dakord që ato do te hyjnë në fuqi në Kuvendin e ardhshëm, shumë e rëndësishme për të qenë Fair ( të ndershëm).
Ke mundësi pastaj të thonë që nuk e bëmë ndryshimin kushtetues për të kapur Drejtësinë por e bëmë sepse ne mendojmë që kjo do t’i shërbejnë më mirë luftës kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, pastrimit të drejtësisë”, tha Sollaku  dje për Report tv.