Home KRYESORE Te ndërtohet monumenti i Bashkimit të gjithë shqiptarëve

Te ndërtohet monumenti i Bashkimit të gjithë shqiptarëve

Nga Ndue Ukaj

“Monumenti” ma i rëndësishëm i një shoqërie është ai bashkimi rreth interesave të përbashkëta. Ky “monument” krijohet nëpërmjet parimeve shpirtërore dhe harmonisë kulturore. Ndryshe, ky “monument” është koncenusi rreth shtetit dhe parimeve mbi të cilat synohet ta ndërtohet e ardhmja e tij.

A e ka arrit Kosova një stad të tillë të emancipimit? Përgjigjen e dinë gjithsecili.

Shoqëria jonë, vite me radhë ka ngritur gjithfarë monumentesh, për heronj e kundërheronj, po s’ka arrit ta ndërtojë monumentin e bashkimit të gjithë shqiptarëve rreth një ideje: as për të kaluarën, as për të tashëm dhe as për të ardhmen.

Kjo është njëra nga arsyet pse shoqëria jonë prodhon kaq shumë heronj e kundërheronj me proveniencë politike.

Ndryshe, përvoja dëshmon se lume është ajo shoqëri që ka heronj të dijes, të kulturës dhe të artit. Përvoja e shumë popujve ka dëftua se kjo lloj shoqërie rri gjithmonë e bashkuar rreth interesave jetike. Dhe natyrisht, imazhin e jashtëm e ka pozitiv.
proud to be albanianItalia, në krye të shtetit mundet të ketë gjithfarë politikanësh, por suedezet apo europianët tjerë kur flasin për Italinë, mendjen gjithmonë e kanë te Dante i përjetshëm dhe te shumë kolosë tjerë të artit e të dijës që i japin shkëlqim të përhershëm kombit italian. Për këtë arsye, mijëra të rinj europianë mbajnë në trupin e tyre, rroba me simbole italiane dhe mbishkrimin: Italia.

Share: