Toni Blerit i është ndaluar të qëndrojë në ambasadat britanike dhe të përdorë diplomatët për punë të tij tregtare. Një nga ambasadat që i ndalohet “hyrja” Tony Bler, është edhe ajo britanike, në Shqipëri. Gazeta britanike “The Telegraph” ka publikuar faktin se Ministria e Jashtme e Britanisë ka kërkuar parandalimin e përdorimit të pa përshtatshëm te ambasadave apo e dhe të shmanget perceptimi se Bler, apo figura të tjera përfaqësojnë qeverinë britanike. Ministria e Jashtme ka sqaruar se ish-kryeministrat apo ish-ministrat mund të përdorin ambasadat vetëm nëse janë për biznes zyrtar.  Bler ka përdorur burimet qeveritare jashtë vendit si dhe u ka kërkuar informacione ambasadave në vende si Kanadaja, Shqipëria dhe Maqedonia. Ai madje ka marrë dhe dokumente qeveritare përfshirë dhe kabllograme. Urdhri ka ardhur pasi “The Telegraph” zbuloi se Bler ka bërë miliona paund që prej largimit si kryeministër në vitin 2007. Pasuria e tij përllogaritet 60 milionë paund.