1-Pyetje: Z. Shehu ju sapo keni prezantuar nje platformë te departamentit tuaj ne PD, a mund të thoni se ku konsiston programi mbi të cilin ju mendoni të perqenrohet sistemi shëndetësor?
  Para dy ditesh Departamenti i shëndetësisë së Partisë Demokratike paraqiti perpara nje grupi te spikatur ekspertesh te fushes se shendetesise, deputetesh, bashkepuntoresh tane,  platformën politike në lidhje me vizionin tonë për ndryshimet e domosdoshme dhe linjat politike, që duhet të realizojë sistemi i shëndetësisë në vendin tonë. U hodhen nje sere idesh te rendesishme, pati diskutime e do te vazhdoje te kete plotesime, ne nje proces te hapur.  Pa asnjë dyshim nuk është aspak e lehtë që ky sistem të nxirret nga paraliza ku është futur e ku ndodhet sot. Ne keto 3 vite qeverisje te majte jo vetem ka mungar zhvillimi pozitiv, por problemet jane thelluar, e gjithecka ka ngelur peng e spekullimit elektoral te “shendetesise falas” si dhe e keq menaxhimit te sistemit ne kete periudhe. Problemet jane te shumta, jo te lehta per tu zgjidhur, pra dhe rruget e permiresimit  jane komplekse. Programi yne kerkon pikerisht t’i jape nje pergjigje ketyre ceshtjeve, kerkon te drejtoje tashme shendetesine e rrugen e daljes nga kolapsi duke u bazuar jo vetem ne ate qe ka qene pozitive ne eksperiencen tone ne vite, por dhe duke hedhur piketa te reja, te bazuara keto ne eksperiencen pozitive boterore, politikat e qendres se djathte, stadeve te zhvillimit te vendit si dhe per transparencen ndaj qytetareve e venien e tyre ne qender te sistemit. Vete titullimi i programit tone “Shendet per te Gjithe”, logo kjo qe shkon dhe me objektivin e OBSh eshte shume domethenese.   Elementi i pare qe duhet korregjuar eshte nën financimi i thellë i sistemit, i cili se bashku me  keq përdorimin edhe te burimeve aktuale financiare ne kete periudhe, e ka bere te pa mundur ofrimin e nje sherbimi te pranueshem ndaj popullesise. Kesaj i shtohen edhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, centralizimi ekstrem i sistemit, mungesa e profesionalizmit në drejtim etj, qe jane në themel të problemeve të mëdha. Spekullimi shëndetësi “falas” e ka kthyer tërë sistemin tonë shëndetësor në një gjendje “kënete”, duke e çuar çdo ditë dhe më “thellë në baltovinat” e saj. Sa më shpejt të dilet nga ky “qark” fatal, sa më energjike e reale të jenë reformat, aq më shpejt qytetarët tanë do të marrin atë që u takon per shëndetit të tyre. Platforma jonë, me një filozofi realiste të qendrës së djathtë, paraqet alternativat e vetme për të shpëtuar e zhvilluar shëndetësinë shqiptare.
 Sot ne te vertete qytetaret paguajne ata vete pjesen dermuese te shpenzimeve shendetesore, jashte buxhetit te shtetit, qe dhe ky vjen nga taksimi i pergjithshem. Sot kontributet direkte te qytetareve jane 30$ per fryme ne vit, pagesat direkte 110$ dhe financimet nga buxheti (taksat) vetem 90 $ per fryme ne vit. Të paguash direkt, qoftë dhe legalisht për shërbimin shëndetësor, veçanërisht për atë bazal është zgjidhja më e gabuar. Për të mos ndodhur kjo, janë sistemet e sigurimeve shëndetësore, ku qytetarët sigurohen në mënyrë të vazhduar per te marre me tej sherbimin. Ky sigurim i tyre dhe financimet nga buxheti i shtetit, pra nga taksat, sigurojnë automatikisht edhe të gjithë ata që konsiderohen në nevojë, pra që nuk mund të sigurohen, si të papunët, invalidët, nxënësit etj. Kështu funksionon kjo skemë. Prej shume vitesh ne vendin tone te gjitha shtresat ne nevoje jane ne skeme, pra te mbuluara nga fondi i sigurimeve, qofta per mjekun e familjes, spitalin, specialistin ambulator etj. Ajo qe thuhet sot nga Rama se mjekun e familjes po e bejne gratis eshte vecse nje spekullim.  Ne duhet ta mbajme e zhvillojme kete skeme sociale qe kemi, duke shtuar peshen e sektorit sigurativ per te permiresuar cilesine e sherbimit, gje kjo e domosdoshme. Rregulluesi dhe forma e solidaritetit qytetar, autonomia financiare e sistemit shprehet thellesisht vetem nëpërmjet sistemeve te sigurimeve shëndetësore, ku qytetarët sigurohen në mënyrë të vazhduar dhe marrin sherbimin.
2-Pyetje:Përtej propagandës që jemi mësuar të dëgjojmë nga partitë politike, çfarë ka kjo platformë që duhet t’i besojnë qytetarët zoti Shehu?
 Pra se pari eshte rritja financimeve per sistemin pertej genjeshtres shendetesi falas. Ketu ka shume rendesi qe te shkohet drejt uljes maximale te pagesave direkte duke i konvertuar ato ne kontribute direkte, pra forma sigurative. Kjo do te rrisi peshen specifike te te dytave duke i formalizuar financimet, i bere ato te kontrollueshme e rregullueshme ne sinkron me nevojat e qytetareve si dhe zhvillimit te sektorit. Nga ana tjeter financimet qe institucioni krijon duhet te perdoren nga ai vete. Pa dyshim rritja e financimeve nga buxheti i shteti ngel nje domosdoshmeri tjeter. Rendesi ka qe te zgjerohet ne maximum gama e financimeve,  per shendetesine, te diversifikohet kjo, sepse sistemi shendetesor kushton shume. Nder elementet qe do te ndihmoje per rritjen e financimeve është dhe dalja nga politikat dëmtuese aktuale. Dua te permend ketu shkeputjen dhe nderprerjen e disa mega projekteve pa eficiencen klinike ndaj financimeve te medha te tyre si dhe thyerjen e unazes se centralizimit te thelle te realizuar tashme etj. Per te ecur me tej dhe paralelisht me politikat zhvilluese. Ne kete rruge programi ynë ne te gjithe aspektet e tij do te kete ne qender te tij e do te jete ne funksion te pacientit. Pacienti duke qene i lire dhe i shoqeruar nga financimi, te zgjedhe mjekun, kliniken a spitalin, qofte ky publik apo privat i kontraktuar nga sistemi e sigurimeve, jo vetem do te respektohet ne te drejtat e tij, por do te vere ne levizje nje mekanizem te madh konkurence, tregu e zhvillimi. Pra pacienti krijon motorin e sistemit shëndetësor në bazë të zgjedhjeve që bën për shërbimin që do të marrë.
3-Pyetje:Ju thoni që qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë sigurimet shëndetësore. A nuk mendoni se kjo është një barrë më shumë për qytetarët e varfër shqiptarë.
Sic shpjegova dhe me lart qytetarët shqiptarë paguajnë dhe paguajnë shumë për sistemin shëndetësor shqiptar, paguajme me kontribute, me taksat ne pergjithesi dhe vecanerisht me pagesat direkte qe jane shume te larta. Ata paguajnë për ilaçe, për stomatologun, per sherbime, paguajnë nën dorë në formë korruptive, paguajnë te privati. Dhe keto shuma jane te pa rregulluara e te pa kontrolluara duke u prekur keshtu cilesia e principet e sherbimit. E rëndësishme është që qytetarët shqiptarë te vazhdojne të sigurohen dhe paralelisht të forcohet sistemi i sigurimi. Në këtë mënyrë ata do të marrin shërbimin cilësor, te standartizuar, kontrolluar sepse per shpenzimet që bëjnë sot qytetarët per shendetesine, marrin nje shërbimi që është mundesive e larg standardit te desheruar. Pra duhet te minimizohen pagesat direkte ne favor te kontributeve direkte, gje qe do te shtoje te ardhurat e formalizuara, do te beje te mundur keshtu shtimin e games e sherbimeve te rambursueshme qe qytetaret do te marrin si psh shtimi i listes se medikamenteve te rambursueshme, ulja e perqindjes se pageses qe qytetaret bejne per ato, futja ne rambursim e sherbimeve te tjera si disa te stomatologjise, rambusimi ndaj institucioneve private te kontraktuara nga sistemi i sigurimeve, qe i zgjedh vete pacienti etj. Pa dyshim kjo do te permiresoje aktualisht cilesine dhe do te ndihmoje ne zhvillimin e metejshem perspektiv te te gjithe sistemit.
4-Pyetje:Dhe kjo mjafton?
 Deri ne nje fare niveli po, nqs bashkerendohet me hapa te tjere. Kjo skeme duhet te shoqerohet me elemente te thelle decentralizimi spitalor per te shkuar drejt konceptit spitali ndermarje, me ndryshime ne kujdesin paresor per te shkuar drejt mjekut te familjes e specialistit ambulator si profesioniste te lire te kontraktuar nga sigurimet, rregullimet farmaceutike etj. Gjthashtu nje rendesi te madhe merr dhe hapja e tregut sigurativ, krjimi i operatoreve te tjere ne ate, pra i konkurences, divesifikimit te tij, gje qe do te coje ne rritje te te ardhurave, ulje te kostos dhe kontrolle me te mira te sherbimit te ofruar. Tejkalimi i monopolit të sistemit të sigurimeve, publik apo priavat qofte, eshte tashme nje koncept i domosdoshem per kohen edhe per ne. Ne vitet e kaluara u bene hapa te rendesishme pozitive ne forcimin e Fondit te Sigurimeve shendetesore te ne, duke pregatitur terrenin keshtu per zhvillime te tjera me dinamike. Sot e majta ka bllokuar gjithecka duke mos guxuar as ta shkaterroje sic ka deklaruar e as ta zhvilloje ate fond.Une do te thoja se aktualisht duhet ecur me guxim ne rrugen e nisur drejt një tregu dinamik e te larmishem sigurimesh, ku do të jetë në qendër te tij terheqja e sa më shumë financimeve,  si dhe kontrolli i perdorimit te tyre ne institucinet shendetesore. Keshtu cdo gje do të jete më efiçente. Ky është një ndryshim filozofik, krejtësisht i ndryshëm nga ai i së majtës, e cila synon të varrose sistemin e sigurimeve dhe ta zëvendësojë atë me shtetin e paguar nga qytetaret. Sidoqofte per keto ndryshime, eshte e rendesishme qe te gjithe aktoret te luajne rolet e tyre. Ministria e shendetesise duhet te zbatoje  vetem funksionet horizontale si politike beres, standartizues, akreditues, kontrollues etj, por jo menaxhes. Spitalet, klinikat e profesionistet e lire bejne rolin menaxhues e mjekues. Sistemet e sigurimeve mbledhin kontributet, financojne e blejne sherbimet duke konrolluar cilesine e koston e tyre. Shteti nepermejt te buxhetit te tij financon per shtresat ne nevoje e diferencat e nevojeshme, duke bere politika nepermjet MInistrise se Shendetesise.
5-Pyetje:Historitë e kronikave në spitale janë të zymta, kane qene edhe gjate qeverisjes suaj?
 Që të jem i sinqertë e pranoj qe edhe gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike nuk është se shkëlqeu sistemi shëndetësor. Edhe pse pati përmirësime te rendesishme, ai kishte shume pika të dobëta. Ndërsa sot ka hapa prapa, pra sic e theksova korregjimet e  gabimeve te sotme jane nje emergjence. Por kjo e lidhur dhe shoqeruar ne menyre te pa ndashme me zhvillimin afat mesem e afga gjate. Meqënëse ju përmendët spitalet, unë do të thoja se ka ardhur momenti që spitalet të  funksinojnë si ndërmarrje. Sot spitalet janë kthyer tërësisht të centralizuara, shume me teper se para pak vitesh. kur perseri kane qene te centralizuara. Kjo është tërësisht e gabuar, jo produktive dhe në kundërshtim me programet edhe te se majtes vete. Spitali është një ndërmarrje me bordin e tij, i drejtuar nga teknikët, nga specialistët dhe ai duhet të gjykojë rrugët e drejtimit dhe të zhvillimit të tij, pastaj të paguhet për shërbimet që jep nëpërmjet indekseve të reja të kostos, DRG, nga sistemet e sigurimeve. Pra zhvillimi i spitaleve, konkurrenca mes spitaleve publike apo private te kontraktuara, padyshim që do të përmirësojë mjaft cilësinë e tyre e do te ule koston, publike apo private qofshin  keta.
Ne kete pike desha te theksoj dhe nje fenoment tjeter negativ. Shqiperia ka numer te vogel mjekesh, shtreterish e vecanerisht specialistet krahasuar me normat europiane. Sot shume spitale ne rrethe po mbyllen, ne nje kohe qe mungojne politika te qarta per burimet njerrezore, specialitetet, kapacitetet. Ketu kerkohet nje harmonizim i rolit te spitaleve si ndermarje me politikat qendrore. Centralizmi absolut nuk e zgjidh dot kete situate te veshtire, ai sjell një bllokim me rritje të kostos për shkak të keqpërdorimit. Qendra “Nënë Tereza” dhe spitalet universitare jane qendra ekselence, rezatimi, didaktike, shkencore e duhen trajtuar si te tilla ne cdo drejtim. Ato do të përfitojë nga sigurimet, buxheti, te ardhurat e saj etj, por do të përfitojnë edhe nga fondet e veçanta në mënyrë që të kryejne funksionet e tyre. Keshtu duhet të ketë fond për kërkimin shkencor, Â për super specializimet, rezatimin ne nivel vendi etj. Ndërsa qendra e Spitalit të Traumës duhet të shndërrohet në një qendër moderne ne vartesi vetem te Ministrise se Shendetesise e aresimit. Njësoj si kjo duhet krijuar se paku edhe një qendër tjetër nacionale për traumën, për të krijuar diversitetin dhe për të shkarkuar barrën e fluksit. Â Â Pa dyshim reforma shendetesore ka dhe shume hallka te tjera sic urgjenca, farmaceutika, shendeti publik, ngritja profesionale e shkencore, specializimet, kualifikimet, lidhjet me pushtetin local, shoqerine civile etj. per te cilat do te flasim.
Gjithashtu nje vend shume i gjere i lihet ne kete platforme kujdesit paresor, i cili bazohet te mjeku i familjes si profesionist i lire e i finacuar nga sistemi sigurativ se bashku me  specialistet ambulator te tij. Ne fakt ky eshte nje sektor qe u zhvillua pozitivisht e i decentralizuar deri me 2013. Fatkeqesisht qeveria e majte e shkaterroi kete progres duke e centralizuar ne ekstrem. Tashti detyra jone eshte jo vetem ta kthejme ne ato nivele pozitive qe kishte, por dhe te avancojme me tej drejt profesionistit te lire, qendrave multi specialiste te krijuara nga specialistet, financimeve me te larmishme, specializimit per kete sektor jetik etj.  ashtu sic eshte organizuar e funksionon ne te gjithe Europen Perendimore.
Botuar sot ne Gazeten Shekulli.