Home KRYESORE “Unë nuk jam i korruptuar dhe jetoj vetëm me pagën”! E thua...

“Unë nuk jam i korruptuar dhe jetoj vetëm me pagën”! E thua dot?!

Nga Perparim Kabo

Reforma në sistemin e drejtësisë ka shkaktuar shumë debate, sjellje, qasje dhe përqasje, shfaqje se gjoja ka përkushtim, por edhe retorikë se punët janë në dorë të një autoriteti të tretë si Komision Venecias. Në një konferencë të prokurorëve të vendit dëgjova një folës që ngriti shqetësimin se sulmi ndaj institucionit të akuzës për korrupsion e dëmton atë në punën e përditshme, “se ne tha ai po punojmë më përkushtim” etj etj.

Duhet të sqarojmë edhe për këtë prokuror se sulmi nuk është kundër institucionit të akuzës. Artikulimi i faktorit ndërkombëtar në mënyrë të veçantë ambasadorit amerikan Zotit Donald Lu, është për prokurorët e korruptuar që kanë siguruar pasuri të papërligjur përmes abuzimit me punën e tyre. Pra nuk ka akuzë kolektive dhe madje ka shqetësim të brendshëm dhe të jashtëm që të kemi një Prokurori që bën detyrën në emër të ligjit me anë të të ligjit dhe duke ju nënshtruar ligjit kur secili prokuror abuzon. Të fshihesh pas institucionit është mbrojtje kolektive. Ja psh, Ju zoti prokuror që jeni i shqetësuar se po ua akuzojnë institucionin, na thoni ju lutem: “Unë nuk jam i korruptuar, s’kam pasuri të paligjshme dhe jetoj vetëm me pagën! E thua dot?!

Ndërkohe grupi ekspertëve nuk gjen gjuhën e përbashkët dhe nuk ka vullnet bashkëpunimi. Po normale, ata nuk janë eskpert të pavarur, janë të deklaruar ose të njërës parti ose të partisë tjetër, si të tillë në çdo propozim për ndryshim apo amendim mbizotron dyshimi, frika se mos pala tjetër fiton epërsi, ose se mos partia dhe shtabi saj iu tërheq veshin nëse humb në tavolinën e debatit.

Reforma në drejtësi nga partitë politike zhvillohet si një ndeshje se kush do të mundi të kapi sistemin e drejtësisë dhe si e tillë kjo situate pjell ose mbetjen në vend ose absurdin…Veçse këtë rradhë SHBA nuk lëshon…mbaron reforma caktohen personat që do drejtojnë dhe do shohim se kush do ta lërë pasurinë e paligjshme vendin e punës dhe kush do shkojë në institucionet e riedukimit me heqje lirie…!
PK 10 janar 2016

Share: