Nga Marko Bello
– Vendosja pa kriter e palmave ne dy anet e autostrades, duke shkelur hapur rregullat e sigurise rrugore (6 m larg karrexhates) dhe bllokuar kanalizimet;
– Rrethrrotullimi ne Sauk si nje gjysme bunker qe pengon pamjen e drejtuesve te automjeteve, dhe qe mund te provokoje aksidente;
– Prishja e lulishtes perpara Galerise se Arteve dhe vendosja e rrjetave te telit dhe tubove metalike;
– Ndertimi i nje pallati 13 katesh midis dy rrugeve perballe Fakultetit Ekonmik, duke shfrytezuar 100% siperfaqen e nje prone publike per interesa teresisht private;
– Dhenia e lejes se ndertimit te nje kompleksi poshte diges se liqenit te Tiranes, ne shkelje te rende te ligjeve dhe rregullave me minimale te administrimit te territorit;
Si dhe leja per ndertimin e nje parkingu ne mes te Tiranes, tek Parku Rinia, tregojne papergjeshmerine, grykesine dhe korruptimin e politikes, paralizimin e plote te organeve ligjzbatuese, kapjen e sistemit te drejtesise dhe heshtjen e pafalshme te shoqerise civile dhe qytetareve, duke e kthyer perfundimisht kryeqytetin ne nje vend te pabanueshem.