Home KRYESORE Vizita e Gruevksit ne USA, ndryshon strategjia amerikane ndaj Maqedonisë…?

Vizita e Gruevksit ne USA, ndryshon strategjia amerikane ndaj Maqedonisë…?

Nga Selim Ibraimi

Ndryshim loje në Maqedoni. Pse Gruevski udhëton drejt Amerikës? Kryeministri në largim Nikolla Gruevski nesër niset drejt Amerikës. Një javë para dorëheqjes së tij, Uashingtoni e fton Gruevskin në një takim zyrtarë me zv.presidentin Joe Biden. Çfarë simbolizon ky udhëtim amerikan në prag të largimit të tij dhe a është ky një ndërrim pozicioni amerikan në Ballkan dhe në Maqedoni?

SHBA në Maqedoni lëviz në kufizimet që historikisht i kanë aplikuar të gjitha fuqitë imperiale. Për shkak të kompozimit etnik, demografik dhe gjeografik të Maqedonisë,SHBA-ja mund ta ndryshojë kursin ndaj Maqedonisë, dhe kjo drejtpërsëdrejti lidhet me qeverinë dhe liderët politik.

Megjithatë, pas vizitës së kryeministrit në Uashington duhet parë dy skenarë të ngjarjeve në Maqedoni. E para, dorëheqja e Gruevskit me një proces të lehtë tranzitor dhe garanci amerikane që do ti siguronte atij dhe ekipit qeveritarë një komoditet ligjor. Mirëpo ky veprim do ti hidhte poshtë përpjekjet për gjyqësi të pavarur dhe shtet ligjor…

E dyta, Uashingtoni mund të jetë në kërkim të lojtarëve të rinjë në Maqedoni që do ti plotësonin kriteret e politikës amerikane këtu. Faktori ndërkombëtar ndoshta nuk mund të gjejë aq lehtë figura që do të jepnin rezultate brenda këtij viti, pra të pas zgjedhjeve të parakohshme dhe kjo ka të bëjë me kufizimin dhe aksionet e diplomatëve të jashtëm për të bërë më shumë për sa i përket gjendjes së opozitës maqedone dhe shqiptare.

Të dy qendrat e vendosjes se vullneteve politike, Brukseli dhe Uashingtoni të shqetësuara nga ndikimi rus, kriza e refugjatëve, ekstremizmi dhe niveli i korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, kanë shumë pak kohë të përgatisin në terrenin e vështirë të rajonit, forca që do ta ndryshonin balancën në favor të rrymave demokratike.

Për më shumë, vizita e kryeministrit aktual duhet parë në optikën e re amerikane për Maqedoninë dhe nevojën që procesi politik të mos i ngjasojë revolucioneve si në Evropën Lindore apo në Lindjen e Mesme. Ende se kemi të njohur qëndrimin amerikan se a do të ndryshojë apo jo për sa i përket përkrahjes së mëtutjeshme amerikane ndaj liderit të BDI-së Ali Ahmeti deri në 2020! Cilët faktorë do të ndikonin që “karta e garancis딝 së BDI-së me ndërkombëtarët të vazhdojë apo jo në emër të sigurisë dhe stabilitetit?

Megjithatë amerikanët duke filluar nga Bosnja e deri në Maqedoni, janë në kërkim të figurave të pa korruptuara dhe pro politikave të Uashingtonit për një Ballkan të ri, i ndodhur në mes fuqisë së zjarrit dhe opsionit që ofron Amerika për këto shtete. Zgjidhja do të jetë e rëndë për Shkupin dhe liderët politikë shqiptar që shfrytëzuan involvimin global të Uashingtonit në krizat më emergjente ndërkombëtare.

 

Partnerët e Uashingtonit zyrtar në gjithë Ballkanin po zëvendësohen nëpërmes një procesi të lehtë dhe pa trazira. Të presim nëse zgjedhjet e parakohshme dhe klima e re e politikës amerikane në Ballkan do të përfundonte me angazhimin e profileve politike me sfond të ri.

President Barack Obama and First Lady Michelle Obama greet His Excellency Nikola Gruevski, The Prime Minister of the Republic of Macedonia, and Mrs. Borkica Gruevska, during the United Nations General Assembly reception at the Waldorf Astoria Hotel in New York, N.Y., Sept. 23, 2013. (Official White House Photo by Amanda Lucidon)

Nëse do të vendosnim një paralele në mes situatës aktuale në rajon dhe politikave imperiale të Romës në provincat e pushtuara, atëherë ishin dhe mbijetuan vetëm ata udhëheqës që i plotësuan nevojat dhe planet e zgjerimit të Perandorisë Romake. Mbase kështu duhet vështruar rajoni nga prizmi amerikan. Të presim se nëse do të ndryshojnë raportet e forcave në Maqedoni pas shumë vizitave të diplomatëve të BE-së, kryeministrit dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

Pokeri në kasino mund të mos jetë i njëjtë me atë që e luajnë Fuqitë e Mëdha…

Share: