Home KRYESORE Sali Berisha do te dorëzoje mandatin e deputetit…?

Sali Berisha do te dorëzoje mandatin e deputetit…?

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për jashte Parlamentit, ka bërë me dije se do të rishikojë qëndrimin e tij në këtë institucion, sepse siç tha ai, është kthyer në një strofull hajdutësh.

“Këtu është bërë e padurueshme, nuk ka ndodhur kurrë që të vidhet haptaz ditën për drekë. Ndaj dhe unë do të konsideroj shumë seriozisht qëndrimin tim në këtë strofull krimi”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, në këtë Parlament janë mbledhur hajdutët e shtetit duke shtuar: “Personalisht do të rishqyrtoj qëndrimin tim ndaj këtij parlamenti që ka hajdutët e shtetit. A jeni dëshmitarë sesi Olsi Rama del protagonist në vjedhjen e shtetit në disa afera? A mund të vazhdohet kështu? Unë mendoj se jo”, ka thënë Berisha për gazetarët.

I pyetur nëse do të dorëzojë mandatin, ai është përgjigjur: “Të gjitha opsionet janë të hapura” duke konkluduar se, “revolucioni demokratik është zgjidhja e vetme” për të dalë nga kjo situatë.

Share: