Home KRYESORE Rama- një klasik shqiptar i feminizmit..?

Rama- një klasik shqiptar i feminizmit..?

Nga Ylli Dylgjeri

Te ne, deri dje “feminist” ishte sharje, meqë ishte sinonimi i kodoshit, ndjekësit të fustaneve, gjuajtesit te murri i gjimnazit etj.

Në shqip mungojnë pothuaj të gjithë klasikët e feminizmit e më tej. Edhe kur kërkon për fjalën feminizëm mungon në fjalor. U desh një samit i gruas socialiste që të shpërthente kjo feministikë e Ramës: Unë jam feminist se jam socialist!!! Zakonisht kudo në botë lëvizjet feministe i bëjnë gratë.

Nuk kam dëgjuar ndonjë burrë që të bëjë lëvizje feministe?!

Por, meqënëse historia e derisotme e Ramës nuk mundi të klasifikohet te klasikët e mendimit filozofik dhe politik, “gjetja e tij si feminist” në një takim grash i bën një vend në këtë cep të ballkanit duke i vetëdhënë një vlerë ndryshe modernizmit të Tij prej piktori.

Pyetja që shtrohet sot pas këtij deklarimi të kryetarit të se majtës është: po ne që s’jemi socialist, nuk jemi feminist?

Imagjinoni një LSI-st, fjala vjen, që nuk është feminist! Mallkuar qoftë.

Share: