Home KRYESORE 38-vjeçari nga Durrësi, shkencëtari më i mirë i ri në botë

38-vjeçari nga Durrësi, shkencëtari më i mirë i ri në botë

Sukseset e shqiptarëve në botë nuk mungojnejanë. Një ndër emrat më të fundit që është shfaqur është shkencëtari Edor Kabashi qe ka marrë çmimin “ENCALS Young Investigators Award” apo Çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj për vitin 2015.

38-vjeçari nga Durrësi u nderua si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç falë punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës dhe në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS¬së ¬Skleroza Amiotrofike Laterale. Ky çmim iu nda në Dublin nga Amar Al Chalabi, një nga neurologët më të mirë në botë.

Por, kush është Edor Kabashi?

Ai vjen nga Shqipëria, shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Durrës, ndërsa ishte viti 1995 së bashku me familjen e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mori çmimin e Presidentit Bill Clinton si një nga studentët më të mirë të Amerikës.

Studioi për biologji dhe psikologji në Mount Saint Mary’s College në Emmitsburg, Maryland, SHBA. Më vonë studimet i vazhdoi në Francë e më pas në Montreal në Kanadë ku diplomoi në biologji në vitin 2000. Në këtë vend Edori në vitin 2006 mori gradën doktor në neurologji dhe neurokirurgji. Në vitet 2008 dhe 2011 fitoi çmimin “Brain Star” nga Instituti i Kërkimeve në Fushën e Shëndetit Mendor, në Kanadë.

Prej vitit 2011, ai drejton grupin kërkimor në departamentin e sëmundjeve neuro¬degjenerative, në Institutin e Neuro¬shkencës në Paris, Francë.

Share: