Nga Luan Kurti
Kalimera qirie! Adherfosët grekë na e futën në mirëbesim, jo me kalin e Trojës, por me pulat! Pulat që kishin dy vjet në frigoriferë na i shitën për taze! Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinjë ka arritur në përfundimin se nga eksperimenti me allvanosët kavie, rezulton se gripi i shpendëve ka kaluar dhe nuk ka asnjë rrezik për popullatën!
Ben Blushi kërkon të bëhet kryetar i PS-së pa qenë anëtarë me teser. Blushi është justifikuar për këtë, duke thënë se ka preferuar të presë kohën kur kartat të bëhen me çip, njësoj si targat e makinave. Thaçi qenka poliagjent! Qëkur shprehu ambicien për president të Kosovës ka filluar t’i zbardhet dosja. Nëse nuk tërhiqet nga gara, do akuzohet si spiuni më i madh në histori me shtrirjen në të gjitha kontinentet. Spiro Ksera e hëngri.
Vajti si qeni në vreshtë! Deri tani ka shkuar 11 numri i të arrestuarve për 300 milion të vjetra. Mendoni se si kanë zënë të dridhen ata që kanë shifra me 200 milion eruo e sipër.
Bëni hesap:sa herë hyn 200 mijë eurot e Kserës tek 200 milionshi, shumëzojeni me 11 dhe gjeni numrin e personave që duhet të shkojnë në burg?… Na duhet urgjentisht një burg me sipërfaqen sa një qytet me gjithë rrethinat! Tung shqipe!