Nga Fadil Maloku
1.Uroj që si protesta, ashtu edhe festa, të ushqejnë si: satisfaksionin civilizues (për protestues) ashtu edhe atë mobilizues (për qeverinë aktuale) për ndryshime pozitive në vend!
2.QEVERIA: Duhet të pajtohet me protestën, tashmë të paralajmëruar publikisht (por, jo edhe ashtu si e parasheh ligji në policinë vendore!), në mënyrë që të kuptojë se: në vend ka probleme, papajtueshmëri, inate dhe pakënaqësi (sociale, ekonomike e politike!) nga më të ndryshmet! Vendi, s’guxon të rrëshqas në një ngërç të ri; politik, social dhe sish ekonomik, edhe për shkakun se: ai bëhet pengesë edhe më serioze për të ngjallur shpresën e gjeneratave të reja që po vijnë…
3.OPOZITA: Duhet të kujdeset që ta menaxhojë protestën (përmes njerëzve të saj), në rast se: dëshiron t’u ike si keqkuptimeve (qytetare) ashtu edhe stigmatizimeve (qeveritare dhe mediatike) të mundshme, në mënyrë që ajo të arrijë dy efekte të nevojshme në ketë rast, atë të paqësimit, që në këtë rast i nevojitet vendit dhe rajonit, por që është edhe një vlerë sociale evropiane e kombeve dhe vendeve të emancipuara, dhe atë të artikulimit të frustrimit dhe pakënaqësisë opozitare (por, pse jo edhe një pjese të qytetarisë!) me qeverisjen aktuale.
Pra, thënë më thjesht ta funksionalizojë si krizë politike, ngaqë krizat institucionale kërkojnë zgjidhje dhe një ndryshim pozitiv në vend!