Home KRYESORE Beqir Mezelxhiu: Kosova nuk është e rrezikuar nga radioaktiviteti

Beqir Mezelxhiu: Kosova nuk është e rrezikuar nga radioaktiviteti

Qytetarët e Kosovës nuk janë të rrezikuar nga radioaktiviteti. Kosovaret po ashtu nuk duhet të ndihen të rrezikuar as nga mbetjet radioaktive të NATO-s. Kështu të paktën bën të ditur në një intervistë për Gazetën Fjala, Beqir Mezelxhiu kryeshef i Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Mirëpo, Mezelxhiu thotë se shteti ynë nuk disponon kapacitete të mirëfillta teknike dhe profesionale për vlerësimin e plotë radiologjik të Kosovës. Kryeshefi i AMRSB-së tregon se mbetjet radioaktive në Kosovë aktualisht ruhen nga poseduesit e tyre, pasi që nuk ka ende një depo për deponimin e sigurt të tyre. “Ato janë në gjendje të paketuar dhe vazhdimisht inspektohen nga ana jonë në aspektin e sigurisë dhe sigurimit fizik të tyre. Kjo situatë mund të ndryshojë vetëm me ndërtimin e një deponije”, tha Mezelxhiu. Në këtë intervistë per “Gazetën Fjala”, Mezelxhiu duke folur për punën e Agjencisë kundër rrezatimit duke treguar se Kosova ka nevojë të ketë një Institut kërkimor i cili do të angazhonte apo do të krijonte stafin e nevojshëm profesional dhe kërkimor në këtë lëmi.

Shënim: Intervistën e plote mund ta lexoni ketu :

Share: